Gjokutaj: Procesi anti-Berisha nuk do të realizohet, ‘zyra e projektim-zbatimit’ do të falimentojë

Gjokutaj: Procesi anti-Berisha nuk do të realizohet, ‘zyra e projektim-zbatimit’ do të falimentojë

09:00, 05/11/2023
A+ Aa A-

Juristi Genc Gjokutaj, njëkohësisht edhe avokati i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha shkruan se, procenti anti-Berisha rezulton i projektuar në ccdo fazë, por që do të dështojë.

Sipas Gjokutajt, ‘zyra e projektim-zbatimit’ të këtij procesi politik të montuar, pritet të falimentojë.

‘Dhe absurdi nuk ka të sosur! Tashme tej çdo dyshimi procesi anti-Berisha rezulton i projektuar në çdo fazë, por që nuk do të realizohet pasi ‘Zyra e projektim -zbatimit’ pritet të falimentojë!’, shkruan Genc Gjokutaj në Facebook.

Avokati Genc Gjokuataj ka zbuluar ditën e djeshme se gjyqtarja Irena Gjoka ishte shkarkuar në vitin 1996 nga Sali Berisha, që në atë kohë, si president ishte edhe kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Nga kjo detyrë, ai ka shkarkuar gjyqtaren Irena Gjoka nga sistemi pasi akuzohej për korrupsion. Kjo gjyqtare duhet të jepte dorëheqje nga çështja pasi ka konflikt të pastër interesi, u shpreh Gjokutaj në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco