Lajmi i fundit

Berisha: Bashkërendimi antishqiptar Tiranë-Beograd

Keqpërdorimi i kolegëve socialistë

Keqpërdorimi i kolegëve socialistë

08:56, 04/11/2023
A+ Aa A-

Deputetë socialistë mbledhin firmat për të përjashtuar kolegët e tyre demokratë nga seancat! Një “dacibao” si dikur kjo, këtë herë nga deputetët kundër deputetëve, një keqpërdorim i populizmave të regjimeve!

Nga Tritan Shehu.

Kolegët socialistë, pavarësisht pozicioneve të tyre politike, duhet së paku të respektojnë në heshtje kolegët e tyre opozitarë gjatë protestave që ata bëjnë.

Jo rrallë kanë protestuar edhe ata në opozitë, edhe ashpër, e drejta e tyre ishte ajo! Ashtu si sot është e drejta e opozitës.

Pa përjashtuar këtu dhe të drejtën e deputetëve të maxhorancës për të protestuar edhe ata ndaj shkeljes së normave më elementare të parlamentarizmit tashmë sepse në fund të fundit, duke prekur të drejtat e deputetëve, Kushtetutën, rregulloren etj. siç po ndodh sot, janë nëpërkëmbur në realitet dhe ato të kolegëve të maxhorancës.

Prandaj nuk ka pse të përfshihen e vendosen kolegët e majtë me lista të gjata të firmosura përballë deputetëve të opozitës. Nuk është as etike kjo, nuk ndodh në asnjë parlament të demokracive.

Kuvendi ka instrumentet për të kërkuar edhe masa ndaj deputetëve të veçantë, ka organizma e institucione legale për të bërë këtë, që drejtojnë Kuvendin, të zgjedhura e kontrolluara nga maxhoranca në fakt, por siç duket edhe këto mekanizma, duke e kuptuar spiralen e rrezikshme ku e kanë futur Kuvendin e parlamentarizmin shqiptar me arbitraritetet e tyre, tashti nuk kanë as guximin për të dalë përballë opozitës, por fshihen si skutha mbas kërkesave kolektive për masa ndëshkimore, të firmosura në rresht nga kolegët socialistë…Pa dyshim, të keqpërdorur këta!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco