Çdo të ndodhte me lajmin e BBC-se nëse Luli do të ishte kryetar i PD dhe opozitës

Çdo të ndodhte me lajmin e BBC-se nëse Luli do të ishte kryetar i PD dhe opozitës

15:37, 03/11/2023
A+ Aa A-

Nga Klevis Balliu/

Nëse Luli do të ishte kryetar i PD , portalet e qeverise sot do te kishin këto tituj:

“Opozita e lidhur me Rusët”, “Rusët ndihmuan opozitën për të destabilizuar vendin”,

“Basha njeriu i Rusisë në Shqipëri,

“Basha dhe Prigozhin në një linje”.

Them këto tituj, sepse këto pikërisht me këto fjalë kanë shkruar rreth katër vite me parë megafonët e Ramës.

Se dyti, nëse Luli do te ishte kryetar i opozitës sot , mediat e qeverise, Bolino e kompani do te bënin emisione ku këto tituj do te përsëriteshin nga analistet “e pavarur” te qeverise qe janë anëtarë të këshillit bashkiak të PS -së në Bashkinë e Tiranës apo këshilltarë të Veliajt, apo ndonjë nga ata analistet periferike qe dalin ne emisione sa per te share dike.

Nëse Luli do te ishte kryetar i PD-se , Taulant Balla do te bënte kallëzim.

Nëse Luli do te ishte kryetar i PD-se sot , kur ai përmend kullat Rama apo Veliaj do te flisnin për katet e Lulit në këto kulla.

Por Luli nuk është kryetar i PD, as kryetar i opozitës.

Ne fakt nuk është kryetar fare, është thjesht anëtar i maxhorancës më të korruptuar në histori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco