Dorëzohen fakte të reja në SPAK për inceneratorin e Tiranës

Dorëzohen fakte të reja në SPAK për inceneratorin e Tiranës

14:23, 03/11/2023
A+ Aa A-

Të premten, grupi i ekspertëve të PD-së ka dërguar në SPAK 68 faqe të tjera me prova dhe fakte për inceneratorin e Tiranës. 

Mësohet se në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë dërguar fakte të reja në SPAK për zyrtarët e Bashkisë Tiranë dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Në fakt, ekspertët e opozitës kanë mbledhur me mijëra faqe dokumente, të dorëzuara pranë SPAK, të cilat do t’i japin një dorë të madhe kësaj strukture për të zbardhur deri në fund të vërtetën me inceneratorin dhe landfillin e Tiranës, ndryshe nga sa ndodhi me skemat dhe skenaret në Fier apo në Elbasan.

Ekspertët e opozitës vazhdojnë punën dhe pritet që shumë shpejt, pas dorëzimit në SPAK të dokumenteve, të ketë edhe disa kallëzime për disa zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco