Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Berisha: SKAP-i nën urdhrat e partisë, vrapoi në sallën e parlamentit për të sajuar vepra kriminale

Berisha: SKAP-i nën urdhrat e partisë, vrapoi në sallën e parlamentit për të sajuar vepra kriminale

12:22, 03/11/2023
A+ Aa A-

"Zhvillimet dramatike të djeshme në parlament dhe pas parlamentit, janë dëshmi e pakontestueshme e narkodiktaturës së vendosur në Shqipëri. Janë fytyra e vërtetë e regjimit." - Me këto fjalë e nisi këtë të premte, konferencën e përjavshme për shtyp, Kryetari i PD-së, Sali Berisha.

"Deputetë të opozitës me të drejta të mohuara në mënyrë antikushtetuese nga Edi Rama, - shpjegoi ai, - kanë nisur betejën e tyre parlamentare për rivendosjen e të drejtave të tyre. Këtë betejë ata e kanë nisur me qëllimin e parë, rivendosjen e të drejtave dhe mosbojkotin e parlamentit. Pra, ata kanë përjashtuar rrugën e bojkotit të parlamentit.

Pra, midis kësaj dhe betejës për të drejtat e tyre në parlament, kanë zgjedhur betejën për të drejtat e tyre në parlament.

Mendoj se kjo është rruga më kushtetuese, më e ligjshme, më përfaqësuese dhe më e përgjegjshme e këtyre deputetëve.

Në këto qëndrime, ata u përballën dje me një situatë banditeske ndaj tyre në parlament.

Edi Rama urdhëronte me Taulant Ballën, deputetë të tij që të vërsuleshin kundër deputetëve të opozitës në protestë.

Edi Rama me Lindën e tij në parlament kishte futur në sallën e parlamentit, në kundërshtim absolut me ligjet, njerëz të armatosur.

Edi Rama, në kundërshtim flagrant me ligjin, kishte futur në parlament policinë, ndërkohë që siguria në parlament, qytetarët shqiptarë paguajnë me dhjetëra rroga punonjës të sigurisë së parlamentit, që është repart i gardës së vendit.

Skenat e qëndrimeve ndaj parlamentit ishin të gjithë të dirigjuara.

Por po kaq e rëndë dhe kaq e shëmtuar ishte vrapimi pas ngjarjes në parlament, i SKAP-it të partisë, i cili ka shkelur çdo ligj dhe çdo rregull.

Nuk kishte asnjë vepër krimi, nuk pati të plagosur, pa le më më shumë.

Nuk ndodhi asnjë problem i veçantë, përveçse një proteste legjitime të opozitës.

SKAP-i nën urdhrat e partisë, vrapoi në sallën e parlamentit me shoqëruesit e tij, për të identifikuar, për të sajuar, trilluar vepra kriminale.

Fytyra e shëmtuar policeske e narkoshtetit. Dëshmi e fytyrës së shëmtuar policeske të narkoshtetit.

Ju ishit aty, shqiptarët e ndoqën në çdo moment atë, pse shkonte SKAP-i i partisë?

Edi Rama është tmerruar, ka humbuar, moral nuk ka pasur ndonjëherë, por i ka hyrë drithërima dhe frika në palcë.

Mendon se duke sjellë skapistë në parlament, do të mund të dekurajojë në betejën e tyre deputetët e opozitës, më e drejta në historinë e një parlamenti, për të drejtat e tyre kushtetuese.

Formuluan akuza kriminale për të dërguar në Gjykatën e Lartë.

Por kur ne i dërguam në Gjykatën e Lartë, goditjen që i bënë Gent Strazimirit, Pjerin Ndreu me banditin tjetër, gjykata u përgjigj se kjo zgjidhet me masat që ka marrë parlamenti.

Por këtë herë kanë Sadushin omnipotent aty dhe ia dërgojnë atij, si siguri të madhe për të marrë ndonjë masë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco