Analisti Sulo për kaosin në Kuvend: Rama e ka kthyer Parlamentin në institucion të dorës së dytë

Analisti Sulo për kaosin në Kuvend: Rama e ka kthyer Parlamentin në institucion të dorës së dytë

22:01, 02/11/2023
A+ Aa A-

Analisti Arion Sulo i ftuar në studion e “Open” foli për kaosin dhe situatën në Kuvend.

Ai u shpreh se dhuna është e papranueshme, por kjo është rruga e vetme e opozitës, ndërsa shtoi se jeta e parlamentarizmit është mbyllur. Ndër të tjera ai tha se kryeministri Edi Rama e ka kthyer Parlamentin në një institucion të dorës së dytë, shtojcë të qeverisë.

Kjo është rruga e vetme që ka opozita. Dhuna është e papranueshme, por ka qenë simbolike qëllimi është bllokimi. Nuk ka rrugë tjetër, Parlamenti ka humbur funksionin. Me marrjen e pushtetit nga Rama nuk ka një interpelancë. Interpelanca me Ramën s’ka. Berisha i mirë, i keq vinte në interpelancë. Kërkojnë deputetët e opozitës interpelancë dhe ata nuk vijnë. Rama nuk do lajm, e ka kthyer Parlamentin në institucion të dorës së dytë, i sheh ata si kusure, resto. Ka rënë parlamentarizmi, ka rënë, është mbyllur. Këto janë absurde. Pse? Se Parlamentin e ka thyer në një shtojcë të qeverisë. Janë 8 komisione që prej vitit 2021 dhe nuk është miratuar asnjë, përveç inceneratorëve, pasi la gjumë. E ka mbyllur me qëllim Parlamentin.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco