Denoncimi i rëndë/ Bardhi: Garda ka marrë urdhër të jetë e egër me deputetët e opozitës

21:53, 02/11/2023
A+ Aa A-

Gjatë bisedës në studion e ‘Çim Peka LIVE’, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka bërë një denoncim të rëndë.

Bardhi u shpreh se komandanti i Gardës, Gramoz Sako ka urdhëruar vartësit e tij që të jenë më të egër ndaj deputetëve të opozitës që protestojnë në Kuvend.

‘Padiskutim do të merrem me Gardën dhe drejtuesin e saj. Sepse nëse intimidon punonjësit e gardës që të zbatojnë urdhra të paligjshëm, të bëhen të egër, kështu ishte shprehur kur ka thirrur në takim me punonjësit e gardës, duhet të jemi më të egër me deputetët e opozitës, është në shkelje flagrante të ligjit dhe unë e di se pse e bën, e sigurisht do të kemi në fokus aktivitetin e tij.

E kam shumë të verifikuar, punonjësit e Gardës janë udhëzuar nga komandanti i Gardës të jenë më të egër me deputetët e opozitës. Edhe pse punonjësit e gardës duke qenë njohës të ligjit, nuk preken deputetët me dorë.

Gramoz Sako, të vijë vetë dhe të drejtojë operacionin dhe të tregojë egërsi, meqë është kaq trim. Të vijë herës tjetër në Kuvend dhe të jetë i egër me deputetët.

Nuk ka pse të fusë në shkelje ligji punonjësit e tij, por të futet vetë dhe të shkelë ligjin dhe të shikojmë egërsinë’, theksoi Gazment Bardhi gjatë diskutimit të tij në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco