Lajmi i fundit

LIVE/ Administrata shqiptare derdhet në Athinë, nis takimi i Ramës me emigrantët

Ylli Rakipi debat me Dr. Shabanin: Sali Berisha mori 500 mijë vota, ti çfarë more që na flet si analist këtu?!

Ylli Rakipi debat me Dr. Shabanin: Sali Berisha mori 500 mijë vota, ti çfarë more që na flet si analist këtu?!

21:24, 02/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i "Nisma Thurje", Dr. Endri Shabani, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit". 

Mes Shabanit dhe Ylli Rakipit ka patur një debat lidhur me faktin që Shabani kritikon opozitën e Berishës edhe pse ajo ka arritur të marrë një numër të konsiderueshëm votash. 

Pjesë nga debati: 

Endri Shabani: Dhuna është mungesë force. Ne biem dakord për problemin. Nëse themi se nuk ka shpresë, SPAK është instrument në dorën e Ramës, po i themi njerëzve që nuk ka shpresë.

Andi Bushati: Nuk ka mo. Pse ku ka te SPAK-u? SPAK merret me Belerin...

Endri Shabani: Mirë ka bërë që është marrë me Belerin, me Ramën, etj.

Andi Bushati: Me Ramën nuk është marrë, më vjen keq...

Endri Shabani: Është marrë sepse i ka shkuar në kabinet, ke ish zv.kryeministrin.

Andi Bushati: Pra SPAK-u po punon mirë?

Endri Shabani: Këtu nuk është ndëshkuar askush. Megjithëse ka vota që shiten dhe blihen, pjesëmarrja në zgjedhje ishte 40%. Pra ka pjesë të elektoratit që...

Andi Bushati: Sapo thatë që njerëzit nuk kanë dalë në votime sepse nuk besojnë në këtë klasë poltiike. Pra mungesa e besimit është një vullnet i lirë. Por, di plotë njerëz që nuk kanë dalë sepse u kanë dhënë lek për të dorëzuar kartën id, apo patronazhisti i ka thënë rri në shtëpi sepse nuk merr kempin. Sa e kemi këtë numër?

Endri Shabani: Sa njerëz ke ti që thonë nuk kam shkuar të votojë? 

Ylli Rakipi: Zotëri, Berisha del pa logo, që ia morën dhe fiton 500 mijë vota. Po ti çfarë merr? Sa vote more ti? Se ti po flet këtu si analist dhe jo si politikan...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco