Dumani çon SPAK në Kuvend për të intimiduar opozitën: Mos kërkoni hetim për Ramën

Dumani çon SPAK në Kuvend për të intimiduar opozitën: Mos kërkoni hetim për Ramën

14:30, 02/11/2023
A+ Aa A-

Sikur të mos mjaftonte prania e gardistëve të armatosur në sallën e Kuvendit, skandali u thellua kur u mbyll seanca. Drejtuesit e lartë të policisë, që kishin rrethuar zonën duke shantazhuar opozitën, u futën në sallë. Bashkë me ta edhe dy hetues të BKH dhe sipas raportimeve edhe një prokuror i SPAK.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani vendosi ta përdorë politikisht këtë strukturë në një mënyrë më shumë se skandaloze.

Në sallën plenare ishte konsumuar vetëm një protestë e ligjshme opozitare. Ligjvënësit e PD po kërkonin të drejtat legjitime për të ushtruar funksionet kushtetuese. Më kryesorja po kërkonin të drejtën e përcaktuar nga Kushtetuta për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.

Plot 8 komisione hetimore janë kërkuar nga opozita sipas Kushtetutës dhe çdo kërkesë e tyre është rrëzuar. Kjo për shkak se të gjithë aferat që do hetohen, kanë në qendër Edi Ramën.

Pikërisht për të intimiduar opozitën që të mos kërkojë hetimin e Ramës, Altin Dumani shënoi hapin e paprecedentë duke dërguar SPAK në Kuvend.

Ai tregoi qartë dhe hapur se është një ushtar i kryeministrit Edi Rama, jo vetëm duke hetuar sipas preferencave të Ramës, por duke u përdorur qartë si kamzhik i tij edhe atëherë kur SPAK nuk ka pse ndërhyn.

Dita e sotme tregoi atë që nënvizohej nga një reportazh i austriakes ORF para pak ditësh se një drejtësi që heton këdo që nuk e ka emrin Edi Rama, është një drejtësi e kapur katërcipërisht prej tij.

Ngjarjet e sotme e vulosën përfundimisht në sytë e opinionit publik përdorimin e Dumanit dhe SPAK kundër kujtdo që kërkon të hetohet Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco