Mark Frroku pritet me përqafime pas lirimit: Isha në vendin e punës kur u sulmova

Mark Frroku pritet me përqafime pas lirimit: Isha në vendin e punës kur u sulmova

13:56, 02/11/2023
A+ Aa A-

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Mark Frroku është pritur me përqafime pasi Gjykata e Durrësit i caktoi një masë më të lehtë sigurie se ajo e arrestit me burg për sherrin për pronën në Kepin e Rodonit.

Pas lirimit në sallën e gjyqit, ai tha se ishte në vendin e punës kur u sulmua duke akuzuar banorët e zonës për konfliktin.

“Ishim në vendin e punës, konform të gjitha ligjeve shqiptare në fuqi. U konfliktuan ata që erdhën. Ne ishim në vendin e punës. Çfarë të them më tepër”, tha ai.

Gjykata e Durrësit ka liruar 8 të arrestuarit që u përfshinë në konfliktin për pronësinë e tokës në Kepin e Rodonit. Gjykata vendosi detyrim paraqitje ndaj tyre, mes të cilëve edhe ish-deputeti Mark Frroku.

Ndërsa për Besnik Tomën, që akuzohet se është personi që qëlloi me armë ditën e ngjarjes, është lënë arrest në burg në mungesë. Besnik Toma vijon të jetë i shpallur në kërkim.

Prokuroria e Durrësit kërkoi masë sigurie “detyrim paraqitje” për 8 të arrestuarit, gjë që u pranua nga gjykata.

Përplasja për tokën te Kepi i Rodonit kishte zanafilla të hershme, por degradoi të dielën, për shkak të pretendimeve që banorë të zonës kanë lidhur me një truall. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco