Kuvendi i gardistëve/ Gjokutaj: Mazhoranca po përgatit pastrimin e rrugës për zgjedhjet e 2025-ës!

Kuvendi i gardistëve/ Gjokutaj: Mazhoranca po përgatit pastrimin e rrugës për zgjedhjet e 2025-ës!

10:29, 02/11/2023
A+ Aa A-

Analisti dhe avokati i mirënjohur Genci Gjokutaj, shprehu bindjen se është përtej çdo dyshimi se mazhoranca qeverisëse nuk ka ndërmend ta marrë në konsideratë opozitën dhe se në vazhdën e saj të korrupsionit e të vjedhjes, po kërkon ta hapë rrugën jo me institucione, jo me votë, jo me ligj, po me zjarr e me hekur.

Po ashtu, për betejën politike që po zhvillohet në Kuvend, analisti theksoi se “opozita duhet kritikuar pse e ka lejuar parlamentin deri më sot dhe këtë qeveri që të veprojë në këtë mënyrë" dhe shtoi se se ky është fillimi i këtij misioni opozitar, që sigurisht që është shumë vonë, por më mirë vonë se kurrë, nënvizoi ai.

Z. Gjokutaj ishte i ftuar në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, ku ndër të tjera u pyet:

Kafe Shqeto: Z. Gjokutaj, mbledhja e Konferencës së Kryetarëve u bë pa prezencën e deputetëve të opozitës. Pse nuk po dëgjohen mendimet e opozitës, pse po lihen jashtë këtyre bisedimeve?

Genci Gjokutaj: Ngjarja e djeshme është një reagim i të dy palëve. Në fakt, do të ndodhte kështu, pasi kjo mazhorancë po përgatit pastrimin e rrugës për zgjedhjet e  2025-ës dhe sigurisht që ajo ka dhjetë vjet në mazhorancë që drejton, udhëheq, herë pa opozitë, herë me një opozitë falso, me një gjoja opozitë, të cilën siç ka ndodhur e ka pas drejtuar Lulzim Basha. Në përpjekjet e saj, fillimisht u godit Berisha si një person simbol i qëndresës dhe i opozitës dhe në vite dhe nuk iu arrit dot me anë të Lulzim Bashës; u përdorën gjykatat për të hequr vulën dhe siglën, atë të famshmen që quhet por në vend që të përfitonin atë rezultatin  e zhbërjes së opozitës, ndodhi efekti i kundërt saqë kulmoi tek momenti kur rreth Rithemelimit u bashkuan të gjithë deputetët, përveç disa kokrrave dhe së fundmi kulmoi me procesin penal kundër Berishës.

Çfarë do të thotë kjo?!  - Kjo do të thotë që Edi Rama dhe mazhoranca që ai përfaqëson, kurrë, asnjëherë nuk e kanë pasur në ADN-në e tyre, as e kanë dhe as do ta kenë ndonjëherë, garën, konkurrimin, ballafaqimin me problemet kryesore. Dikur me të blerë, diku me ikje të opozitës, diku me kërcënime me SPAK dhe gjithfarëlloj metodash dhe mënyrash, por ja që vjen një ditë dhe do të përballesh dhe kjo është një përballje serioze. 

Edhe njëherë: plani i Edi Ramës për të pasur një pseudo-opozitë si ai grupim i Lulzim Bashës që është kthyer në një grup dy-tre a pesë vetësh, nuk po ecën dhe në këtë mënyrë, Edi Rama nuk i thotë mendjes se si ta zgjidhë situatën, por po mendon marifetet se si të veprojë në kushtet e reja, pra me opozitën brenda në parlament, me pjesën më të madhe të bashkuar dhe ai prapë kërkon të imponojë dhe të bëjë këto veprime që ju shikoni. Arritën dje deri në ...për veprime të opozitës dikush thotë “opozita nuk po lejon parlamentin!”

Shiko, opozita duhet kritikuar pse e ka lejuar parlamentin deri më sot dhe këtë qeveri që të veprojë në këtë mënyrë në kundërshtim me të gjitha ligjet që rregullojnë jetën parlamentare, por edhe më gjerë, duke e lënë të qetë që kjo mazhorancë të zhytet akoma më thellë në akte korruptive dhe kur vjen një ditë kur opozita i thotë “ndal” dhe “të lutem më jep të drejtën të bëjmë hetimin” e të gjithë këtyre aferave që përfliten (se nuk janë afera të vogla, janë marrë vesh edhe përtej detit), këtu, në vend që t’i jepet e drejta opozitës, e drejta kushtetuese për të bërë hetimin ashtu siç duhet, shtohet numri i gardistëve!!! 

Në të gjithë botën, Garda përdoret për të garantuar sigurinë, për të siguruar objektet, personalitetet, Shqipëria është i vetmi rast ku Garda që përdoret për të mbrojtur mazhorancën nga opozita dhe ky reagim i opozitës është një reagim objektiv, mirëpo është harruar për shkak të këtij pushteti të dhunshëm, autokrat, është harruar që opozita po vihet në rolin e saj me hir ose me pahir.

Me dashjen ose me mosdashjen e këtij pushteti, opozita do të vijë në detyrën, në misionin e vet. Opozita nuk e ka nisur kështu, opozita e nisi me kërkesë por në momentin kur ti si mazhorancë e shikon me përbuzje dhe mundohesh që ta intimidosh, t’i heqësh asaj misionin që opozita ka në të gjithë botën demokratike sigurisht që reagimi do të ishte ky.

Ky është fillimi i një reagimi sepse opozita është e vendosur për ta çuar deri në fund misionin e saj opozitar dhe nuk ka qeveri, nuk ka mazhorancë, nuk ka vend demokratik që të justifikojë dhunën e e pushtetit dhe të kundërshtojë misionin e opozitës.

Kafe Shqeto: A jemi para një fakti që opozita ka vetëm një rrugë, që është përshkallëzimi të paktën për ndërgjegjësim, por ndërkohë mazhoranca mund të kalojë gjithçka që i teket?

Genci Gjokutaj: Ju e patë dje, kjo mazhorancë nuk merr në konsideratë as rregulla parlamentare, nuk merr në konsideratë asnjë lloj ligji. Janë zhvilluar online, komisionet, ndërkohë që ligji thotë që online ato zhvillohen vetëm në rast lufte, në rast pandemie dhe siç ka ndodhur. Por këta nuk ndalen në këtë rrugën e tyre dhe kjo vërteton edhe njëherë tej çdo dyshimi se kjo mazhorancë nuk ka ndërmend ta konsiderojë opozitën, sepse po ta kishte ndërmend të konsideronte opozitën do ta kishte pezulluar dy-tre orë, do të merrte takim me opozitën. Flas për një mazhorancë të përgjegjshme që kërkon, që do të informohet dhe do që të bashkëveprojë me opozitën në lidhje me kërkesat që ajo ka, por kjo mazhorancë kërkon të mbarojë punë me opozitën falso apo duke e shmangur opozitën reale, duke shfrytëzuar faktin që i kanë votat për të kaluar.

Ishte Buxheti dje, ata kanë përdorur këtë metodën që e bëjmë edhe online.  Sigurisht që ky është fillimi i këtij misioni opozitar, sigurisht që është shumë vonë, por më mirë vonë se kurrë thotë populli. Imagjinoni që dje është paraqitur një  Buxhet edhe online, i cili ka ulur paratë e Arsimit, të Shëndetësisë. Është analog me bashkinë e Tiranës ku në mbledhjen e shkuar të Këshillit Bashkiak , pikërisht duke marrë paratë nga Arsimi, iu faturuan 6 milionë euro inceneratorit të Tiranës.

Pra, në rrugën e  tyre të korrupsionit të vjedhjes dhe të abuzimit, kjo mazhorancë kërkon ta hapë rrugën jo me institucione, jo me votë, jo me ligj, po me zjarr e me hekur./ar/sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco