Skandal/ Kamikazët e Ramës provokojnë konflikte fizike në sallën e Parlamentit!

Skandal/ Kamikazët e Ramës provokojnë konflikte fizike në sallën e Parlamentit!

10:15, 02/11/2023
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Mazhoranca nuk ka reflektim për kërkesat e opozitës, ndaj edhe sot në Parlament nuk do të ketë seancë normale, pasi deputetët e opozitës nuk po lejohen të kryejnë misionin e tyre.

Për fat të keq disa deputetë të mazhorancës, të futur në atë sallë me vota të krimit dhe korrupsionit po përdoren nga Rama si mercenarë dhe kamikazë për të krijuar përplasje fizike me deputetët e opozitës.

Përjashtimet në grup të deputetëve të PD përdoren si mjet për të asgjësuar rezistencën e opozitës, por a kanë vlerë  përjashtimet kur vijnë nga ata që sot janë në Parlament nga vota e tjetërsuar nga krimi dhe korrupsioni?

Kartonin pro përjashtimit e kanë ngritur ata deputetë të PS, që kanë heshtur për eksponentët e inkriminuar në radhët e tyre, të cilët as nuk i kanë dënuar, as nuk i kanë përjashtuar, por vetëm i kanë vetëlarguar, duke i rehabilituar.

Përjashtimi i deputetëve të opozitës, veç goditjes së aksionit opozitar ka dhe një qëllim tjetër, evitimin e debateve për buxhetin, ku pjesa e luanit do shkojë për koncensionet korruptive dhe borxhet e akumuluara nga gjyqet e humbura në arbitrazh.

Ky Parlament nuk do të funksionojë normalisht sa kohë operon si pronë private e Edi Ramës dhe mercenarëve të tij!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco