KAFE SHQETO/ Moderatori vendos në siklet avokatin e Gazment Bardhit: Kë njihni për kryetar të PD?

09:53, 02/11/2023
A+ Aa A-

Gjykata  e Tiranës e ka shtyrë për në datën 3 nëntor në orën 9.00 seancën e radhës për procesin e kërkuar nga Lulzim Basha, që kërkon të legjitimoj veten si kryetar i Partisë Demokratike, bazuar në mbledhjen e zhvilluar me bashkpunëtorët e tij në 2 shtator.

Gjykata kërkon të njihet me kërkesën e depozituar nga Gazment Bardhi me 28 korrik, ku kërkohet të mos njihet Lulzim Basha në krye të PD. 

Për të folur në lidhje me këtë çështje që ka vite që endet në shkallët e gjykatave ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO, në SYRI.TV, avokati Marash Logu, përfaqësuesi ligjor i grupimit të Gament  Bardhit.Pyetjes së kë konsideroni ju në arsyetimin tuaj kryetarin e Partisë Demokratike, Logu u përgjigj:

''Çështja që aktualisht është në gjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor në Tiranë dhe besoj që media ka pasur mundësi t’i ndjek ka të bëjë në fakt me një kërkesë të depozituar nga grupimi i përfaqësuar nga zoti Lulzim Basha, më 4 shtator 2023 në të cilin ka kërkuar që të regjistrohen ndryshimet statutore që u bënë në Kuvendin e datës 2 shtator. Përpara kësaj kërkesës që është depozituar nga grupimi i përfaqësuar nga zoti Basha, ka dy kërkesa të tjera të cilat janë duke u shqyrtuar në shkallë të ndryshëm të sistemit gjyqësor. Ka një  kërkesë që është depozituar që në dhjetor të vitit 2021 nga grupimi i përfaqësuar nga zoti Sali Berisha dhe aktualisht është për gjykim në Gjykatën e Lartë, Kolegjin Civil, ashtu siç ka dhe një kërkesë tjetër e depozituar nga grupimi  i përfaqësuar nga zotit Gazment Bardhi, në korrik të vitit 2023 në Gjykatën e Tiranës e cila po ashtu është aktualisht është duke u shqyrtuar.

Logjika njerëzore por edhe logjika ligjore po ti referohemi nenit 197 gërma A të Kodit të Procedurës Civile por edhe vendimit të Gjykatës Apelit sadoqë, duke qenë se për të njëjtin subjekt politik kemi tre kërkesa në shqyrtim këto kërkesa do të duhen të shqyrtohen sipas rendit të  tyre kronologjik, ç’ka duhet të thotë, që së pari duhet të marrë zgjidhje kërkesa e depozituar nga Komisioni i përkohshëm e Rithemelimit të asaj kohe nga grupimi i përfaqësuar nga zoti Berisha, më pas kërkesa që është depozituar nga ana e jonë në korrik të vitit 2023 dhe për të ardhur së fundmi tek kërkesa e bërë nga grupimi i përfaqësuar nga zoti Basha. Ajo që mund të them unë është se lidhur me kërkesën që ne kemi depozituar, pra grupimi që unë përfaqësoj, grupimi i zotit Bardhi, kërkesën që kemi depozituar në korrik të vitit 2023 ka të bëjë me tre elementet që në vlerësimin tonë janë shumë të rëndësishme. Së pari regjistri i partive politike për subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë paraqet një realitet i cili në fakt nuk përputhet me realitetin që faktik nuk ekziston. Pra po të shkojmë dhe të shohim regjistrin politik do të shohim që kryetari i partisë është zoti Lulzim Basha, në kohë që rezulton që në mars 2022 zoti Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen publikisht edhe tashmë dorëheqja e  tij është njohur dhe me një vendim të Komisionit të ankimit të sanksionit në KQZ ashtu dhe nga Kolegji Zgjedhor Gjyqësor.  Pra ky fakt i rëndësishëm dorëheqja publike e njohur dhe nga institucione siç është KQZ ashtu dhe nga Kolegji Zgjedhor Gjyqësor do të duhet që së pari të paraqiten apo të pasqyrohen në regjistrin e partive politike.'  

KAFE SHQETO: A mund të e bëni pak më të thjeshtë dhe për ata që po na ndjekin, që nuk ka njohuritë e duhura juridike, i mbajnë mend të gjitha episodet se si ka ndodhur palët dhe kanë proceduar në raport me gjykatën përfshirë këtu dhe padinë që deputeti Gazment  Bardhi ka bërë me deputetin tjetër Saimir Korreshin dhe të tjerë. A mund të ma thoni sot në vlerësimin e grupit që ju përfaqësoni dhe të tëndin personalisht se cili është kryetari legjitim i Partisë Demokratike dhe më besoni nuk po gjuaj një përgjigje, dua vetëm një përgjigje konkrete atë po kërkoj nga ana juaj?

Marash Logu: Ligjërisht sot Partia Demokratike e Shqipërisë nuk ka një kryetar. Që të japim përgjigje të drejtpërdrejtë pra sot Partia Demokratike për shkak të procese gjyqësore të cilat janë duke vazhduar nuk ka një kryetar me të cilin mund të përfaqësohet, po them në raport me të tretët.

KAFE SHQETO: Por as Kuvendi i 11 dhjetorit nuk është një arsyetim ligjor i mjaftueshëm?

Marash Logu: Siç e dini Kuvendi i 11 dhjetorit është një çështje që aktualisht është në diskutim apo në shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Do të duhej që të shprehej Gjykata e Lartë në mënyrë që pastaj të mund të themi se është legjitim ose jo në varësi nga vendimi gjyqësor.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco