Përparim Kryeziu: Dokumenti që qarkulloi dje në disa media nuk përkon me propozimin Evropiano-Amerikan që ju dha Kurtit

Përparim Kryeziu: Dokumenti që qarkulloi dje në disa media nuk përkon me propozimin Evropiano-Amerikan që ju dha Kurtit

22:48, 01/11/2023
A+ Aa A-

Përparim Kryeziu, zëdhënës i qeverisë së Kosovës, ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook, në lidhje me dokumentin që ka qarkulluar në disa media si ‘draft-statut i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serb’.

Kryeziu teksa falenderon ato media që kërkuan një konfirmim mbi këtë dokument duke kontaktuar Zyrën e Kryeministrit, mohon se ai përkon me propozimin Evropiano-Amerikan që i është dorëzuar kryeministrit Kurti në takimin e 21 tetorit.

Postimi i plotë:

Dokumenti që është publikuar dhe që ka qarkulluar mbrëmë në disa portale dhe televizione si "draft-statut i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe" absolutisht nuk përkon me propozimin Evropiano-Amerikan që i është dorëzuar kryeministrit Kurti në takimin e 21 tetorit si plan për ecjen përpara. 

Falënderojmë ato medie të cilat para publikimit apo shpërndarjes së këtij lajmi kanë kontaktuar Zyrën e Kryeministrit për konfirmim dhe verifikim të raportimit, duke shmangur kështu keqinformimin e mëtejmë të publikut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco