Hoxha: Qeveria me rritjen e pagave duhet të bënte disa lehtësira që kjo të ishte efektive për buxhetin e familjeve shqiptare

20:56, 01/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari Julian Hoxha i ftuar në Syri Tv në Edicionin e Mbrëmjes, komentoi projekt buxhetin dhe faktin se si opozita po lihet jashtë diskutimeve rreth tij.

Hoxha u shpreh se rritja e pagave duhet të vijë si pasojë e rritjes së ekonomisë, dhe jo nga qeveria, pasi kjo nuk bën sens në kuptimin ekonomik.

Hoxha shtoi gjithashtu se janë disa sektorë, ku qeveria ndëmjet rritjes së pagave do të duhet të bënte dhe disa lehtësira të tjera, që kjo rritje e pagave të ishte efektive për buxhetin e familjeve shqiptare.

Një shembull i thjeshtë  është një lloj akreditimi me interes që do thotë që qeveria ka parashikuar rritjen e pagave në disa sektorë, por nga ana tjetër ajo nuk merr asnjë masë që kjo rritje e pagave, le që është me non sens ekonomik, sepse nuk mund të rrisë shteti pagat por kjo duhet të vijë për shkak të ekonomisë.

Por ajo që është më e rëndësishme është se ne nuk kemi sot të  parashikuar anjë masë dhe ansjë lehtësi pikërisht për atë çështje që unë e propagandoj shpesh, dhe që është pikërisht çështja e TVSH-së, kryesisht në pjesë shumë të rëndësishme siç është konsumi.

Po të shikoni raportet mujore të INSTAT , kemi vazhdimisht çdo muaj rritje progressive të çmimeve të ushqimeve, që përkthehen automatikisht në më shumë para për qeverinë sepse ulet konsumi për njerëzit që nuk kanë por për ata që duan të ruajnë një lloj standarti jetese, janë të detyruar ta paguajnë më shtrenjtë ushqimet dhe jetesën e tyre por jo vetëm ushqimet.

Kemi dhe TVSH në arsimin privat, ose TVSH që ne paguajmë me anë të karburanteve, që është një tjetër pjesë po aq abuzive.

Pra kemi disa sektorë ku ndoshta qeveria ndëmjet rritjes së pagave do të duhet të bënte dhe disa lehtësira të tjera, që kjo rritje e pagave të ishte efektive për buxhetin e familjeve shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco