Dëshmia e banorit të ish-klubit Partizani: Ne na strehuan pa para, ajo që dëgjoni në media politikë, aty ka pas një kat edhe Basha…

20:14, 01/11/2023
A+ Aa A-

Një telefonatë e mbërritur ditën e sotme në emisionin 'Kafe Shqeto' nga një qytetar i kryeqytetit, nxorri në pah disa të vërteta rreth asaj që ditët e fundit po përflitet gjerësisht në media, arrestimin e Jamarbër Maltezit.

Në deklaratën e tij qytetari në fjalë tregon se firmat e pronarëve e të ndërtuesve të truallit, kanë strehuar 43 familje të persekutuara e pa para, ndërkohë që sot përpara ‘gjyqit qeveritar’ Malltezi po fajësohet.

Ndër të tjera banori tregoi se në periudhën kur Lulëzim Basha ishte kryetar i Bashkisë Tiranë, ka marrë një kat të plotë e çuditërisht nuk po përmendet në ngjarje.

Dëshmia e banorit: “Unë jam një banor i Kubit Sportiv ‘Partizani' dhe jam në dijeni të asaj situate që është zhvilluar atje për vite me radhë dhe ne jemi nga ato banorët e 43 famije ku ishin të tërë të persekutuar të fiseve Ndreu të cilët firmat e pronarëve e të ndërtuesve të truallit, tiransit e nderuar nuk ju vunë kazmat e t’i nxirrin jashtë por i strehuan të 43 familjet.

 Për këtë i falenderojmë nga zemra të gjithë banorët e Klubit Partizani, së treti aty kishte truall edhe i deputeti i PS Marko Bello edhe prona e tij ashtu u bë si t  gjithë të tjerët.

Ndërkohë që ai nuk përmendët, po përmendet vetëm Malltezi. Lulëzim Basha kur ishte kryetar i Bashkisë ka marrë një kat të plotë, po ashtu djali i kryeministrit Gregoi vinte aty gjithmonë dhe ai ka marrë pjesë aty e aty është një problem vetëm politik e aspak korrupsion, pra aty nuk janë prekur taksat e shqiptarëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco