Projektbuxheti 2024/ Teliti: Inceneratori i Tiranës do marri 36 mln euro nga qeveria për 3 vite

19:58, 01/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferko, nënkryetar i Këshilli Bashkiak të Tiranës, njëherësh edhe ekspert ekonomie, Dorian Teliti, ka folur për projektbuxhetin e qeverisë për vitin 2024, si dhe lënia jashtë diskutimeve të opozitës.

Teliti u shpreh se në projektbuxhetin e qeverisë ka shpenzimet skandaloze të parashikuara për 2024, ku ajo që bie më shumë në sy janë gati 134 milionë euro për kontratat koncensionare PPP, dhe vetëm ‘Inceneratori i Tiranës’ do marri 12 milionë euro.

‘Kur shikon zërat kryesorë të bie në sy inceneratori i Tiranës, 12 milionë euro, dhe duke parë parashikimin e qeverisë, i cili parashikohet që për 3 vitet e ardhshme, inceneratori i Tiranës, do marri nga taksat tona 36 milionë euro. Janë 36 milionë euro që shkojnë në një drejtim të gabuar, në një aferë që nuk i dihen se ku janë pronarët të cilët janë në kërkim, në një aferë që është në kërkim dhe një zv/ kryeministër, në një djegës i cili djeg vetëm paratë e taksapaguesve por nuk djeg as 1 kg as 1 metër kub plehra’, u shpreh Teliti.

Teliti: Qeveria bën gjëra nga më të papritura, por një qëndim nuk ka ndryshuar, mbështetjen e tyre të fuqishme për kontratat koncesionore PPP. Vazhdojnë ta shtojnë edhe më tepër financimin për vitin e ardhshëm. Nqs në vitin aktual janë parashikuar 124 milionë euro për tu shpenzuar, vitin e ardhshëm janë 134 milionë euro. Kur shikon zërat kryesorë të bie në sy inceneratori i Tiranës, 12 milionë euro, dhe duke parë parashikimin e qeverisë, i cili parashikohet që për 3 vitet e ardhshme, inceneratori i Tiranës, do marri nga taksat tona 36 milionë euro. Janë 36 milionë euro që shkojnë në një drejtim të gabuar, në një aferë që nuk i dihen se ku janë pronarët të cilët janë në kërkim, në një aferë që është në kërkim dhe një zv/ kryeministër, në një djegës i cili djeg vetëm paratë e taksapaguesve por nuk djeg as 1 kg as 1 metër kub plehra. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco