Shkarkimi i gjyqtares Muço/ Romir Saraçi: Shkeje të rënda në detyrë, 13 ankesa ndaj saj u vërtetuan

Shkarkimi i gjyqtares Muço/ Romir Saraçi: Shkeje të rënda në detyrë, 13 ankesa ndaj saj u vërtetuan

18:33, 01/11/2023
A+ Aa A-

Blerina Muço, e cila pranoi ankimin e Enkelejd Alibeajt në Apel, dhe ktheu vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që njohur Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit 2021 të Partisë Demokratike, duke i’a lënë vulën dhe logon, Lulzim Bashës, është shkarkuar nga vettingu disa ditë më parë.

I ftuar ditën e sotme në 'Task Force' në Syri Tv, gazetari Romir Saraçi u shpreh se ka pasur disa parregullsi në shkelje kontratash dhe vendimesh për shkak të përdorimit të disa mbiemrave të Muços, si dhe shuma lekësh që nuk justifikoheshin në mënyrë ligjore nga ana e saj, ndaj u bë i mundur edhe shkarkimi.

Romir Saraçi: Edhe vetingu e ka lidhur shkarkimin, domethënë jo shkarkimin me vendimin por ishte në interesin e komisionit të vetingut shqyrtimi dhe pretendimi i opozitës, por që nuk besoj se ishte në interesin e të dyja palëve në atë sallë për të shkuar deri në analizë të çështjes dhe e anashkaluan.

Është një nga ato rastet flagrante që mund të gjykohet dhe pjesa e shtyllës së pasurisë ashtu si dhe vettingu, por pjesa profesionale ka pasur goxha problem.

Pra tek të dyja shtyllat janë gjetur goxha probleme gjyqtares Muça, Muço apo Muçaj pra me disa mbiemra sepse edhe nga vettingu është konstatuar që ka pasur disa parregullsi në shkelje kontratash dhe vendimesh për shkak të përdorimit të disa mbiemrave që një juriste apo gjyqtare nuk do ja lejonte vetes një gabim të tillë, pavarësisht se nuk ishte shkak shkarkimi.

 Tek pjesa e shkarkimit problem ishte një shumë diku tek 100 milion lekë, shumë kjo jo e vogël të cilat ishin para kesh që nuk justifikoheshin, por ishte dhe pjesa e një apartamenti që nuk justifikohej edhe kishte një parregullësi në justifikimin e saj në mënyrën e marrjes në vlerë më të ulët që është vlerësuar 85 mijë lekë ndërkohë që blerja ishte bërë me 50 mijë lekë të një kompanie që akuzohej për bashkëpunim më gjyqtaren.

 Pra problem i parë ishte ai i pasurisë, pra në të gjitha verifikimet që i bëri komisioni i Vetting-ut kishte probleme qoftë në shpenzimet e djalit për studime jashtë vendit, paga e bashkëshortit apo pagesa të gjyqtares.

Ajo që do të shikoja në këtë rast është se gjyqtareve i janë ngritur pikëpyetje për anën profesionale sepse ka pasur shkelje të konstatuara nga komisioni i Vetting-ut gjatë ushtrimit të detyrës.

Ka pasur në total rreth 23 ankesa për gjyqtaren Muço në detyrën e saj dhe në 13 nga këto ankesa që janë bërë nga qytetarë për gjykatësen në fjalë, nga 23 gjithsej 13 janë gjetur të drejta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco