Vettingu/ Korreshi: Gabimi kryesor i opozitës me shokun Luli, që s’morëm pjesë në përzgjedhje! I bëm qokë PS-së

18:26, 01/11/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, i ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, ka folur për shkarkimin e gjyqtares Blerina Muço nga vettingu, e cila pranoi ankimin e Enkelejd Alibeajt në Apel, dhe ktheu vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që njohur Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit 2021 të Partisë Demokratike, duke i’a lënë vulën dhe logon, Lulzim Bashës.

Korreshi u ndal edhe te mënyra se si u formuan organet e vettingut dhe drejtësisë, ku sipas tij gabimin kryesor që ka bërë opozita me shokun Luli, ishte që morën pjesë në përzgjedhje.

‘Mënyra se si filloi të ndërtohej ishte shumë premtuese por mënyra se si ne lamë rrugës një gjë të tillë duket sikur bëm qokë dhe ia lamë partisë në pushtet’, u shpreh Korreshi.

Korreshi: Për organet e vettingut dhe të drejtësisë, gabimin kryesor që ka bërë opozita me shokun Luli, ishte që nuk morëm pjesë në përzgjedhje. Ne vajtëm dhe firmosëm në fund, ndërkohë që ne duhet të shkonim te të gjitha procedurat që u bënë për përzgjedhjen.

Dhe do s’do, të gjitha organet e vettingut ca u bënë me gogla, ca të zgjedhur ca të hedhur, pra mënyra se si filloi të ndërtohej ishte shumë premtuese por mënyra se si ne lamë rrugës një gjë të tillë duket sikur bëm qokë dhe ia lamë partisë në pushtet.

Edhe te këto organe ka njerëz me integritet të lartë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco