Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

Dritan Burgija denoncon rritjen e çmimit nga UKD: Dora e shtetit hyn edhe më thellë në xhepat tuaj

Dritan Burgija denoncon rritjen e çmimit nga UKD: Dora e shtetit hyn edhe më thellë në xhepat tuaj

17:22, 01/11/2023
A+ Aa A-

Dritan Burgija kryetar i PD në Durrës, me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka denoncuar një tjetër vjedhje të qeverisë.

Bëhet fjalë për një shifër prej 2 mijë lekësh më shumë që çdo familje durrsake do paguajë nga tani, në faturën e ujit.

Ndërsa çdo biznes do faturohet 330 lekë më shumë në këtë faturë, me justifikimin se do të përmirësohet cilësia e ujit.

“Kjo është thjeshtë dhe qartë GJOBVËNIE me ligj, në shtetin më të korruptuar në Europë”, shkruan Burgija ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË:

DORA E SHTETIT HYN EDHE MË THELLË NË XHEPAT TUAJ NGA SOT!

2mijë lekë më shumë do paguajë çdo familje durrësake në faturën mujore të ujit.

3mijë e 300 lekë më shumë çdo biznes

Justifikimi është se do të përmirësohet cilësia e ujit nga UKD. ÇFARË KA BËRË DERI SOT UKD?

Edhe sa do i paguajnë shqiptarët shtetit për institucionet më të korruptuara?

Kjo është thjeshtë dhe qartë GJOBVËNIE me ligj, në shtetin më të korruptuar në europë.

NXITIM I MADH PËR TA VENDOSUR NË REND DITE PËR KËTË JAVË, MIRATIM KËTË JAVË, VJEDHJE KËTË JAVË.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco