VIDEO/ PS censuron deputetët e PD, Baçi: Ne po kërkojmë komision hetimor parlamentar

16:48, 01/11/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi i ftuar në edicionin informativ të pasdites në 'Syri Tv' është shprehur se përplasja e opozitës ditën e sotme në parlament ishte e detyruar që të ndodhënga sjelja e mazhorancës.

Baçi u shpreh se opozita thjesht po kërkon zbatimin e një rregulloreje që i'a jep ligji dhe e drejta kushtetuese, të cilën partia socialiste po përpiqet që ta pengojë.

Pjese nga intervista ne SYRI TV:

Edvin Parruca Si e keni parë ju ditën sot, pra si e keni parë aksionin e opozitës dhe çarë rezultatesh mund të arrihen?

Luan Baçi: Aksioni i opozitës është i detyruar të kryhet kështu nga sjellja e mazhorancës. Shpesh-herë thuhet nëpër studio nga analistë të ndryshëm se ne po bllokojmë seancën parlamentare apo komisionin. Por kjo nuk është kështu!

Opozita thjesht po kërkon zbatimin e një rregulloreje, po kërkon ato të drejta që  ja jep ligi dhe e drejta kushtetuese. Ne po kërkojmë komisionin hetimor parlamentar që me firmën  e domosdoshme të deputetëve mazhoranca ta miratojë komisionin hetimor parlametar.

 Nuk është mazhoranca ajo që gjykon që është kërkesë e drejtë apo e padrejtë apo nëse ja vlen për tu ngritur komisioni hetimor parlamentar, por e kanë detyrimin nga kushtetuta që menjëherë të ngrihet ky komision me pjesëmarrjen e të dyja krahëve të  deputetëve, edhe të mazhorancës edhe të opozitës dhe me dy bashkë-kryetarë.

Po kështu kërkesë tjetër e opozitës është riformatimi i kërkesës së reformës zgjedhore që ka dy vite që është i pa angazhuar dhe jashtë funksioni zëvendësimi i atyre deputetëve që janë jashtë funksioni siç kemi një nga deputetet që nuk është më deputete, por ka dhënë dorëheqjen e vazhdon të jetë anëtare komisoni.

Kërkesat e opozitës janë në bazë të kushtetutës edhe të ligjit dhe në momentin kur nuk e miraton apo pranon mazhoranca, çfarë duhet të bëjë opozita?  Ne kemi vajtur si deputet e ju kemi thënë që ne duam që të miratohen këto kërkesa të ligjshme të opozitës.

 Ne nuk bllokojmë, bllokimi është i mazhorancës në mënyrë të qëllimshme e provokatore.

INTERVISTA E PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco