Berisha: Rekord i zi në historinë e parlamentit, buxhetin e miratojnë në kafene

Berisha: Rekord i zi në historinë e parlamentit, buxhetin e miratojnë në kafene

16:23, 01/11/2023
A+ Aa A-

Për herë të parë në historinë e parlamentarizmit dhe shtetit shqiptar, mazhoranca ka vendosur që buxhetin e shtetit ta miratojë në kafene, e jo në sallën e komisioneve të Kuvendit.

Këtë masë ka marrë Lindita Nikolla, pas protestës së opozitës.

Ishte kryetari i PD-së, i cili denoncoi këtë fakt, duke u shjprehut se janë duke e miratuar buxhetin në klandesinitet, pasi kanë shkuar në një kafene

‘Shënohet një tjetër rekord i zi në historinë e parlamentit, një dhunim flagrant i kushtetutës me buxhetin.

A mund të imagjinojnë shqiptarët se kanë kaluar në klandestinitet për miratimin e buxhetit. Në vend të një seance të hapur në vend të një konsulte të gjerë me grupet e interesit për të gjithë zërat e buxhetit, ata e mbyllën debatin dhe kaluan në një klub që si quhet, shkuan në një klub dhe aty po miratojnë buxhetin në mënyrën më të papërgjegjshme dhe qesharake.

Prap në kundërshtim me kushtetutën kanë vendosur që pa punonjësit e Ministrisë së Financave të punojnë online, punë e cila online do të thotë në dy raste, luftë ose epidemi. Asnjë nga rastet nuk plotësohet, por këta nuk kanë as ligj e as moral, nuk njohin asgjë.

Pra, shënon kjo ditë rekordet më të zeza në historinë e parlamentarizmi.

Opozita është në këmbë, opozita është në këmbë’, tha kryetari i PD-së, Sali Berisha për gazetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco