Jamarbër Malltezi: Tokën që pronarët dhanë për gjimnaz, Rama ia dha Karlo Bolinos për biznes

Jamarbër Malltezi: Tokën që pronarët dhanë për gjimnaz, Rama ia dha Karlo Bolinos për biznes

15:33, 01/11/2023
A+ Aa A-

Pas tre vitesh hetimesh, që i konsideron shteruese, drejtësia politike nuk ka paraqitur asnjë provë së Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi kanë shkelur një ligj të vetëm në procesin e privatizimit të ish-klubit Partizani. Në mungesë të provave, drejtësia e skapur detyrohet të fabrikojë dhe shpifë, për t’i shërbyer sulmit politik të Edi Ramës.

Në koordinim me mediat e paguara me koncesione e tokë që u është marrë ish pronarëve, pushteti përpëlitet të fitojë me propagandë tipike diktatoriale atë që nuk mund t’a fitojë kurrë në fund të një beteje ligjore. Pjesë e fabrikimeve të turpshme të SKAP është tymnaja e ngritur se Begejsit kanë pasur 4400 m2 tokë të pozicionuar diku tjetër dhe se kjo tokë iu është njohur brenda terrenit të KP me qëllim që pronarët të mos paguanin për të. 
Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra.

Në përgjigje të shkrimit të Karlo Bollino Partizanit, “SPAK zbulon edhe mijëra metra katrorë që dhëndri dhe trashëgimtarët i morën dhe s’i paguan Shtetit”, të datës 28 tetor 2023, sqaroj se:

1. Prokuroria nuk ka bërë asnjë ekspertizë për deklarata e mësipërme. Në dosje, nuk citohet asnjë eksperti i marrë nga prokuroria, i cili të ketë kryer ekspertizë sipas ligjit. Si një prokurori politike ajo ka përdorur konkluzionet e diktuara nga Mimi Kodheli dhe Edi Rama të kontrollit që ata i bënë në 2013 privatizimit të KP. 

Ky kontroll nuk nxorri asnjë provë se kishte shkelje në procesin e privatizimit të klubit. 

Konkluzioni mbi sipërfaqet, që përmendet në këtë kontroll, siç duket nga dëshmitë e dosjes, bazohet jo mbi akt ekspertimi, e ca më pak akt ekspertimi zyrtar, por mbi vleresime të bëra nga kqyrja e dokumenteve të marra në rrugë “shoqërore” (fq.97).

2. Sipërfaqet e privatizimit nuk i caktojnë pronarët. Nuk i cakton as AKKP, as qeveria dhe as ministria titullarët e pronës. Ligji ka përcaktuar mekanizma kontrolli dhe balance dhe sipërfaqja e pronës për privatizim caktohej nga bashkia. Bashkia Tiranë, e drejtuar nga Edi Rama, ka përgatitur dhe konfirmuar gentplanin sipas zyrës së Urbanistikës GIS Kadastrës. Ky gentplan përcakton vendndodhjen e objekteve, sipërfaqet dhe llojin e tyre. Në bazë të këtij gentplani të paraqitur, që është edhe gjurma ligjore e objektit që do të privatizohet, kanë vijuar procedurat e privatizimit përsa i përket sipërfaqes dhe gentplanit të konfirmuar. 

Pronarët nuk mund të marrin tokë tjetër veç asaj që caktohet në gentplan. Pronarët kanë paguar dhe kanë marrë pikërisht atë tokë që ka caktuar organi kompetent për gentplanet – Bashkia Tiranë.

3. Përveç argumentit ligjor, pretendimin absurd e hedh poshtë edhe argumenti praktik. KP nuk është privatizuar nga familja Begeja, por nga 5 familje, të cilat në atë zonë, të gjitha bashkë, kanë 67 mijë m2 pronë, pra shumë më tepër sesa sipërfaqja e KP. Pronat e tyre janë vijuese me njëra-tjetrën, pa hapësira në mes. Ngado që të lëvizin, ato kanë mjaftueshëm hapësirë për të rënë përsëri mbi pronën e tyre.

4. E vërteta është se në po atë zonë, pronarët i falën shtetit mijëra metra2 tokë për t’u përdorur për ndërtimin e një gjimnazi për komunitetin prej 60 mijë banorësh që nuk e kishte një të tillë. Edi Rama e përdori këtë tokë për të ngrohur xhepin e mediave të tij, konkretisht pronarit Karlo Bollino, i cili e mori këtë dhuratë me çmimin e dhimbshëm prej 1 euro. 
Sot po ky altoparlant i qeverisë, i kthen borxhin Edi Ramës duke akuzuar pronarët për përvetesim të paligjshëm, të njëjtët pronarë mbi truallin e të cilëve ai ka ngritur mediat e tij që majmen nga pushteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco