Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘S’do ketë seanca normale’/ Gështenja: Komisionet s’lejohen pasi ai i inceneratorëve ua nxori 'lakrat në shesh'

‘S’do ketë seanca normale’/ Gështenja: Komisionet s’lejohen pasi ai i inceneratorëve ua nxori 'lakrat në shesh'

19:49, 31/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, deputeti i PD-së, Lefter Gështenja ka folur për tentativën e Edi Ramës dhe PS për ‘eliminimin’ e opozitës nga jeta parlamentare.

Gështenja theksoi se qëllimi i deputetëve të opozitës është që të mos lejojnë më asnjë seancë që të zhvillohet normalisht, pa u respektuar nga ana e mazhorancës.

Sipas Gështenjës, ‘komisionet hetimore nuk lejohen, pasi është fakt që komisioni hetimor i vetëm që është lënë për inceneratorët dhe ky komision ua nxori lakrat në shesh kësaj mazhorance dhe i la gjurmë’.

19:41-19:43

Gështenja: Qëllimi jonë nga seanca e kaluar dhe sancave në vijim ne nuk do të lejojmë realizimin e seancave normale. Nuk po tregojmë forcën por për sa kohë që mazhoranca nuk na respekton dhe nuk na lejon të ngrejmë komisione hetimore, që është një e drejtë kushtetuese, nuk kemi rrugë tjetër.

Komisionet hetimore nuk lejohen, pasi është fakt që komisioni hetimor i vetëm që është lënë për inceneratorët dhe ky komision ua nxori lakrat në shesh kësaj mazhorance dhe i la gjurmë.

Kemi zv/ kryeministrin në arrati, ministrin në burg, deputetë në burg, kemi gjithë zinxhirin përfitues në kërkim. Pra nëse ngrihet një komision hetimor nuk ka SPAK apo gjykatës ti mbulojë pastaj, do jenë gjërat sheshit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco