‘Përjashtimi i deputetëve po turpëron Shqipërinë’, Burimi: Imagjinoni çfarë ndodh me shoqërinë

18:52, 31/10/2023
A+ Aa A-

Gazetari Genc Burimi është shprehur se imazhet në dëbimin e deputetëve opozitar  nga parlamenti po turpërojë Shqipërinë.

Në një lidhje me Skype për ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri TV, Burimi thotë se bashkimi i Berishës me Bardhin i kanë dhënë një thikë qeverisë, ndaj mazhoranca po e humb toruan.

Sipas Burimit, 45 deputetët opozitar duhet t’i dërgojnë një letër zyrtare parlamenteve në Bashkimin Europian për të pasqyruar gjendjen aktuale politike në Shqipëri.

“Janë imazhe që e turpërojnë Shqipërinë, janë imazhe që po të jesh i shkëputur nga situata kujton se janë imazhe të filmuara në një junt ushtarake. Është një imazh që të krijon një lloj përshtjellimi, nuk ndihesh mirë, e them sinqerisht. Kur sheh imazhe të tilla në parlament nga mazhoranca imagjinoni çfarë mund të ndodhë në shkallët më poshtë shoqërisë ku nuk kanë asnjë mbrojtje. Sado provokative të jetë opozita, mazhoranca është ajo që ka gurin e arën.

Jeta parlamentare rregullohet ose nga zgjedhjet ose me rregulloren e parlamentit dhe këtu abuzon mazhoranca.  Kjo mazhorancë po e humb toruan se mesa duket nuk po i del skenari.

Kur Berisha dhe Bardhi vendosën pikërisht të mëshonin thikën tek ajo pikë ku i dhemb mazhorancës, pra tek jeta parlamentare, mazhoranca shpresoj të bënte diversion me dosjen e klubit Partizani me SPAK dhe shpresuan se kjo dosje do të shkonte dhe ta hiqte vëmendjen dhe ta ngatërronte opozitën parlamentare me përpjekjet personale të Sali Berishës. Kjo nuk po i ecën atyre, sepse dosja ‘Partizani’ nuk ka lidhje fare me këtë që po ndodh.

Duhet në këtë moment që kjo që po ndodh të shoqëruar me dëshmi të bëhet një letër nga 45 deputetët e opozitës dhe kjo letra ti dërgohet parlamenteve si motra në Bashkimin Europian, të gjithëve. Kjo letra  ti dërgohet gjithashtu edhe komisionit  që po i bën screen-in e Shqipërinë   në kuadrin e hapjes së negociatave. Ky është momenti që kjo çështje të ndërkombëtarizohet dhe këtu Rama ka frikë sepse kolegët deputetë në Spanjë, Francë, Itali, Gjetmani dhe SHBA do llahtarisën.“

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco