Vokshi: Nikolla, Rama dhe mazhoranca provokuan! Garda pa uniformë, s'lejoi deputetët e opozitës në komision

18:24, 31/10/2023
A+ Aa A-

Deputeja e PD-së, Albana Vokshi, e ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon ka folur për zhvillimet e sotme në Komisionin e Etikës, ku u përjashtuan gjashtë deputetë të opozitës.

Vokshi theksoi se ajo që ndodhi sot në komisionin e etikës ishte vijimi i asaj që ndodhi ditën e djeshme në parlament, ku deputetët e opozitës u provokuan nga Lindita Nikolla, Edi Rama dhe deputetët e mazhorancës.

‘Ne nuk jemi në një juntë ushtarake që të vijë garda dhe të jetë prezent kur zhvillohen seancat plenare. Apo siç ndodhi dhe sot që garda nuk lejoi deputetët që të hynin në mbledhjen e Komisionit të Etikës’, u shpreh Vokshi.

Gjithashtu deputetja demokrate theksoi se ditën e sotme garda ishte njoftuar me urgjencë pasi edhe uniformat nuk i kishin veshur.

Vokshi: Edhe sot ishte vijimi i asaj që ka ndodhur dje. Dje ishte Lindita Nikolla, Edi Rama dhe mazhoranca që provokoi para fillimit të seancës plenare. Të gjithë jeni të informuar se vendimi i parë i marrë në shkelje të rregullores ishte marrë për 11 ditë përjashtim. Për mua bëhet i treti përjashtim me nga 10 ditë radhazi pra 30 ditë në total si e përjashtuar por në drekë u vendos që të tërhiqej mazhoranca nga dita e 11-të sepse u kuptua se e kishte shkelur me të dyja këmbët rregulloren.

U njoftuam që do shkonim të gjithë deputetët në parlament dhe para se të fillonte seanca plenare, garda ishte vendosur te pjesa e podiumit atje ku ulen ministrat dhe kishin mbyllur dhe dyert anësore, në një provokim, shantazh dhe kërcënim të hapur.

Ne nuk jemi në një juntë ushtarake që të vijë garda dhe të jetë prezent kur zhvillohen seancat plenare. Apo siç ndodhi dhe sot që garda nuk lejoi deputetët që të hynin në mbledhjen e Komisionit të Etikës.

Garda ishte njoftuar me urgjencë në minutën e fundit pasi morën vesh që do ishim prezent deputetët e opozitës që kërkonin ti përjashtonin dhe garda ishte pa uniforma dhe ishin vendosur para dyerve të komisionit.

Deputetët e tjerë të grupit parlamentar ishin prezent sepse çdo deputet ka të drejtë të jetë në çdo mbledhje të çdo komisioni në parlament.

Ne kërkuam që garda të dilte përjashta dhe me kërkesën tonë ishte që të futeshe media, pse duhen bërë mbledhjet si në kohën e Enver Hoxhës si në kohën e diktaturës pa media pa e marrë vesh publiku.

Kjo është në interes të publikut, çdo qytetar ka të drejtë të dijë se çfarë ndodh brenda komisioneve parlamentare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco