Përjashtimet, Kuvendi nuk njeh rregulloren dhe Kushtetutën por veç statutin e PS-së

Përjashtimet, Kuvendi nuk njeh rregulloren dhe Kushtetutën por veç statutin e PS-së

17:54, 31/10/2023
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri

Prej 2021 Parlamenti si kurrë më parë po keqpërdoret si armë kundër opozitës, së cilës i imponohen dëshirat dhe direktivat e Edi Ramës, që Republikën Parlamentare e ka kthyer në Republikë Personale.

Me kërkesë të 13 deputetëve të Partisë Socialiste, Komisioni i Etikës me vendim të njëanshëm ka përjashtur nga Kuvendi 5 deputetë të Partisë Demokratike.

Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Albana Vokshi janë përjashtuar me dhjetë ditë për mëkatin e vetëm se kërkuan që Kuvendi të funksionojë në bazë të rregullores së Parlamentit dhe jo të statutit të Partisë Socialiste. 

Opozita po privohet nga fjala në Parlament, po tentohet t'i imponohet kreu i grupit, kreu i partisë, bashkëkryetari i reformës zgjedhore.

I mohohen komisionet hetimore për aferat korruptive të kësaj mazhorance, që për shqiptarët kanë kosto financiare po aq sa të tragjedive apo fatkeqësive natyrore.

Ata që kanë hyrë në Parlament nga vota e krimit pa e ulur kokën nga turpi sot ngrenë kartonët për të përjashtuar kolegët e tyre në kampin tjetër, pa e ditur se një ditë me të njëjtat argumente dhe për fajin se mendojnë ndryshe nga lideri suprem do të përjashtohen nga partia e tyre.

Asnjë mekanizëm përjashtues nuk do ta stepë aksionin opozitar, pasi deputetët janë të parët që do të duhet t'u japin qytetarëve shembullin e qendresës dhe sakrificës.

Ky Parlament ka mundësinë që t'i bëhet barierrë dekadencës së tempullit të demokracisë dhe kjo vjen vetëm nëpërmjet qëndresës, që nuk duhet të ndalet pavarësisht rrethanave dhe numrave.

Çdo zë i lirë publik dhe çdo qytetarë i ndershëm duhet ti bashkohet kësaj rezistence që duhet të përshkallëzohet në mënyre kapilare deri në protesta masive dhe mosbindje civile.

Koha të mbrojmë me çdo mjet të ardhmen e fëmijëve tanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco