Zhulali: Mali i Zi i vetmi vend i rajonit që ka ecur më shpejt drejt integrimit në BE. Ndryshimi i kursit mund të jetë i rrezikshëm

17:41, 31/10/2023
A+ Aa A-

E ftuar në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare Ilda Zhulali ka komentuar krijimin e qeverisë së re të Malit të Zi.

Zhulali ka theksuar se Mali i Zi është i vetmi vend i rajonit i cili ka hapur më shumë kapituj dhe se anëtarësimi në BE do jetë më i shpejtë se vendet e tjera.

Gjithashtu Zhulali tha se’ kryetari i zgjedhur i Kuvendit, Mandiç i cili përfqëson një forcë politike nacionaliste, jo thjesht si një njeri i afërt i Vuçiçit, dhe me Dodik, por si një njeri i cili e ka mbështetur të gjithë fushatën e tij elektorale në ndryshimin e kursit të politikës së jashtme për tu afruar me Rusinë, për të hequr sanksionet ndaj Rusisë deri te tërheqja e Pavarësisë së Kosovës’.

‘Kjo gjë ka ngjallur shqetësim dhe jo më kot janë pasur nga deklarata nga ShBA dhe BE për kursin e ri që mund të marrë politika e jashtme’, u shpreh Zhulali.

Zhulali: Mali i Zi është një nga vendet pararojë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Nga të gjitha vendet e rajonit ka hapur më shumë kapituj të negocimit dhe mendohet se e ka më të shpejtë se të gjitha vendet tona datën e anëtarësimit të plotë.

Ajo që nuk është diskutuar asnjëherë nga politika në Malin e Zi është e ardhmja në BE apo vazhdimi i anëtarësimit në NATO apo pozicionet që ka mbajtur në raport me Kosovën, Bosnjen Hercegovinën, apo Maqedoninë, ndërkohë me këtë qeveri të re e gjitha kjo arkitekturë e politikës së jashtme të Malit të Zi vihet në diskutim.

Kryetari i zgjedhur i Kuvendit, Mandiç i cili përfqëson një forcë politike nacionaliste, jo thjesht si një njeri i afërt i Vuçiçit, dhe me Dodik, por si një njeri i cili e ka mbështetur të gjithë fushatën e tij elektorale në ndryshimin e kursit të politikës së jashtme për tu afruar me Rusinë, për të hequr sanksionet ndaj Rusisë deri te tërheqja e Pavarësisë së Kosovës, ka ngjallur shqetësim dhe jo më kot janë pasur nga deklarata nga ShBA dhe BE për kursin e ri që mund të marrë politika e jashtme.

I vetmi element pozitiv në këtë qeverisje është prania e tre shqiptarëve, në postin e zv/ kryeministrit dhe në tre ministri të tjera përfshi atë të minoriteteve, duke rivënë edhe njëherë në skenë shqiptarët si faktor kyç për stabilitetin politik të Malit të Zi dhe ruajtjen e qasjes europiane dhe euroatlantike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco