Majko pranon se privatizimi i klubit ‘Partizani’ nisi në qeverisjen e PS-së: E kundërshtova... gojarisht

Majko pranon se privatizimi i klubit ‘Partizani’ nisi në qeverisjen e PS-së: E kundërshtova... gojarisht

13:26, 31/10/2023
A+ Aa A-

Ish-ministri i Mbrojtjes i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, pranoi sot se procesi i privatizimit të klubit ‘Partizani’ ka nisur në kohën e qeverisjes së majtë të Fatos Nanos.

Majko tha se ai vetë kishte kundërshtuar, por këtë kundërshti e kishte bërë gojarisht.

“E vërteta është se kam kundërshtuar (jo me shkresë), që të angazhohesha për privatizimin e klubit “Partizani”.

Veç arsyeve të tjera (doja që klubi të ishte në pronësinë e ministrisë përgjegjëse për sportet), gojarisht kam komunikuar me kolegët, se nuk mund të bëhej një akt i tillë pasi Partia Socialiste sapo kishte humbur zgjedhjet politike të vitit 2005. Ishim në një fazë tranzicioni, të ndryshim qeverisjes. Para zgjedhjeve, si ministër i mbrojtjes, kisha nxjerrë një urdhër që ndalonte çdo akt apo kontratë të rëndësishme të përmbyllej në atë periudhë zgjedhjesh politike.

Mirëkuptoj çdo lapsus, por në çdo rast dëshiroj të sqaroj, se pavarësisht kundërshtimit tim, procesi (në tentativë) i nisur në qeverisjen socialiste nuk vinte në diskutim ekzistencën e klubit “Partizani” por kalimin e menaxhimit tek sponsori i klubit!

Ky klub kishte peshën e Juventusit apo Realit të Madridit në historinë e futbollit shqiptar! Ai ishte pjesë e kujtesës kolektive që na bën këta që jemi!” shprehet Majko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco