KAFE SHQETO/ VIDEO e Bajrëve, avokatja: Pamje shumë të rënda. Duhet t'i shkohet deri në fund çështjes

11:05, 31/10/2023
A+ Aa A-

Për të folur për video-skandalin të bandës Bajrat, të cilët duken qartë se si kanë ndërhyrë në zgjedhjet lokale të 14 majit në favor të kandidatit të Partisë Socialiste, Benet Becit, e publikuar nga kreu demokrat Sali Berisha ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit, KAFE SHQETO,  avokatja Margarita Kola. Gjatë intervistës Kola u shpreh se duhet t'i shkohet deri në fund kësaj ngjarje.

Kola: Ne mjete ligjore do t'i kërkojmë brenda sistemit sepse për momentin ne kemi këtë sistem. Dhe gjithmonë kur na e bëjnë pyetjet  thonë: Kush është ai mjet ligjor që do të përdoret ose kush janë mënyrat? Pra e vetmja mënyrë është t'i shkosh kësaj gjëje deri në fund. Unë kam parë aksione ligjore dhe politike të cilat nuk kanë shkuar deri në fund, pra e vetmja mënyrë është t'i shkojmë këtij aksioni ligjor deri në fund. Çfarë do të thotë kjo? Nuk janë vetëm gjykatat shqiptare, nuk janë vetëm prokuroritë shqiptare, pra duhet shkuar deri në fund. Këto do  jenë çështje për mendimin tim duhet të bëhen dhe çështje të Strasburgut.

KAFE SHQETO: Si mund ti shkohet deri në fund këtyre çështjeve, se po flasim për një neglizhencë nga ana policisë dhe për të ndërhyrë dhe për të qenë ndërhyrje efikase?

Kola: Ato pamje ishin të rënda, domethënë çdo qytetar që ka vendosur të jetojë në territorin e Republikës së Shqipërisë e sheh me shumë shqetësim atë pjesë sepse do të thotë që grup i organizuar sepse ishin disa veta me sa pashë unë në video të shoqëruar me makinë policie, por të shoqëruar edhe nga anëtarë të Partisë së caktuar.

KAFE SHQETO: Çfarë Partie e caktuar, të mos bëhemi kot më katolik se Papa? Të Partisë Socialiste ishin.

Kola: Kur them partia e caktuar në pushtet kam parasysh një parti e cila që nuk është zgjedhur, lexo mbas përcaktorit të cilit unë e vendosa në fjali. Sepse në qoftëse ti je një parti e cila nuk vjen në pushtet me votat e njerzve je e caktuar dhe kjo është shumë e rëndë. Por çfarë  kemi ne? Ne kemi tre pushtete, ekzektivin, legjislativin, kemi dhe pushtetin gjyqësor. Në këto momente që kjo ka ndodhur e vetmja mundësi është  të përballemi me ligjin. Çfarë? Kushdo qoftë dhe një qytetar, atë qytetar janë shumë të guximshëm që i kanë dhënë ato kamerat. Ata duhen lavdëruar për mua sepse janë qytetar që kanë treguar duke dhënë atë informacion që ne nuk mund ta durojmë këtë gjënë. Atëhere këto të gjitha dërgohen në prokurori, pavarësisht prokuroria ka për detyrë që kryesisht ta hetojë këtë çështje, por në qoftëse prokuroia nuk e fillon  atëherë patjetër dikush një grup interesi, Partia Demokratike, qyterarët, duhet. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco