Përplasja fizike mes opozitës e mazhorancës, Qafoku: Një demokraci normale në parlament i plotësohen çdo kërkesë opozitës

10:00, 31/10/2023
A+ Aa A-

Gazetari i njohur Roland Qafoku, i ftuar mëngjesin e sotëm në 'Kafe Shqeto' u shpreh se bazuar në incidentin e ndodhur ditën e djeshme në parlament,  nuk beson se ekzistojnë hapësira juridike pasi një demokraci e mirë e normale është ajo që në parlament i plotësohen çdo kërkesë opozitës.

Deklarata e tij:

Roland Qafoku: “Tani ky është një standart i demokracisë që jo thjesht kërcet por që nuk po plotësohen kërkesat e opozitës në parlament, ka një problem kadinal mendoj unë, nuk është e thjeshtë.

Sado të gjenden hapësira, por nuk besoj se ekzistojnë hapësira juridike pasi një demokraci e mirë e normale është ajo që në parlament i plotësohen çdo kërkesë opozitës.

Sot vëmë në diskutm një kërkesë të opozitës duket që ka një problem madhor, unë nuk e di pse e ka bërë këtë zonja Nikolla dhe nuk besoj se është vendim i saj personal, duhet të jetë  vendim i partisë socialiste dhe ajo thjeshtë e ka ekzekutuar.

Nuk e di as arsyen pse e ka bërë, por duket se mazhoranca është vënë në siklet me ketë kundërshtim që është bërë.

Ndërsa për pjesën tjetër Flavio unë nuk jam dakord, sepse ky mund të jetë grushti më i dobët i qëlluar në parlamentarizmin shqiptar dhe ne kemi parë dhe dimë nga historia që në parlamet kanë kërcitur armët, është qëlluar kryeministri e deputetët, ka pasur sherre masive me grushta, karrige e telefona por po të vëmë re dhe në titujt e lajmeve thonin : ‘Plas grushit në Parlament’, por aty vetëm grusht nuk kishte.

Kam qenë kundër asaj që quhet dhunë fizike, e sigurisht kam qenë dhe kundër asaj që Partia Socialiste ka bërë kur ishte në opozitë.

 Ne nuk duhet ta kemi kujtesën afatshkurtër e sigurisht e kujtojmë se kur ajo ishte ne opozitë ka sjellë e kryer goxha aksese fizike në parlament.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco