Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

‘Der Standard’: Qeveria shqiptare abuzon me fondet që jep Brukseli

‘Der Standard’: Qeveria shqiptare abuzon me fondet që jep Brukseli

09:45, 31/10/2023
A+ Aa A-

Gazeta e njohur austriake, i bën jehonë abuzimeve me fondet e Bashkimit Europian në rajonin e Ballkanit.

Gazeta përmend edhe rastin e Shqipërisë, ku fondet e BE-së për sektorin agrar, u abuzuan masivisht.

“Në korrik të këtij viti, agjencia e BE kundër mashtrimit, OLAF, kërkoi që BE të pezullonte grantet nga programi IPARD II për sektorin bujqësor në Shqipëri.

Sipas platformës Oligarkia.al, 82 përfitues kanë marrë fonde bazuar në informacione të rreme.

Disa thuhet se u kanë dhënë ryshfet ndërmjetësve ose direkt zyrtarëve të Agjencisë Shqiptare për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, e njohur si AZHBR, e cila është përgjegjëse për shpërndarjen e fondeve të IPARD. Prokuroria publike është duke hetuar.

Në shtator, kryeministri Edi Rama vendosi të zëvendësojë ministren e mëparshme të Bujqësisë, Frida Krifca. Ajo e drejtoi AZHBR-në nga viti 2017 deri në vitin 2021,” shkruan gazeta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco