VIDEO/ Shkullaku: Rama e ka ngritur në sistem vjedhjen e votës. Të fortët shpërblehen për votat që mbledhin

VIDEO/ Shkullaku: Rama e ka ngritur në sistem vjedhjen e votës. Të fortët shpërblehen për votat që mbledhin

21:59, 30/10/2023
A+ Aa A-

Për analistin Armand Shkullaku, Edi Rama e ka kthyer në sistem vjedhjen e votës. Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Shkullaku u shpreh se, Rama çdo gjë e përdor për të devijuar votën, pasi që nga emërimet e deri tek krimi e bandat përdoren për këtë gjë.

‘Sistem është kur ti e ndërton të gjithë piramidën shtetërore në bazë të votave që i siguron, dhe garanton pavarësisht se kush i merr. Kur ministri i Brendshëm është pjesë e një grupi trafikantësh droge dhe kur trafikantët diskutojnë se sa miliona i duhen ministrit për fushatë elektorale.

Është sistem kur ministri i sotëm i drejtësisë, kur josh shefin e komisariatit se ti do marrësh një post më të lart se kam fol me kryeministrin. Kur një deputet kërcënon drejtorin e shkollës, se nëse nuk i çon votat atje ku themi ne, do ikësh nga puna.

Kur Edi Rama pranon botërisht se ka fol me banditë në telefon, por marrin njerëz të ndryshëm, nuk ka ca bën.

Kur banda e Shijakut vendos dhe kandidat në listën fitues të PS –së së Durrësit dhe kandidatët për bashki në qarkun e Durrësit.

Kur emërimet në administratë i bën në bazë të listës së patronazhistëve. Kur përdor AKSHI-n për të ja vënë në dispozicion PS-së në bazë të halleve që kanë njerëzit. Pra gjithë ky sistem klientelist i votës dhe të gjitha këto janë në funksion të këtij sistemi që i çon vota PS-së.

Këtu është ndërtuar një sistem ku njerëzit vlerësohen sipas votës.

E di ti këta të fortët se si shpërblehen. E morën guroren, e rrahën e bënë për spital, veç në filma e kam parë ashtu, dhe e klasifikuan plagosje të lehtë, sepse ajo familje atje kontrollon gjithë zonën. Nuk është me traditat, por është një familje që i ka çuar vota Edi Ramës. Një polic që i denoncoi është në azil. Kjo është organizata që prodhon votën për Ramën’, tha Armand Shkullaku në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco