‘Opozitës s’i jepen të drejtat minimale’/ Bushati: S’gjen më njeri të vërë fytyrën për të mbrojtur Ramën!

21:39, 30/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Çim Peka Live, analisti Andi Bushati theksoi se po të dëgjosh të ftuarit në studiot televizive, nuk gjen më njeri të vërë fytyrën për të mbrojtur Edi Ramën.

Sipas Bushatit, Edi Rama qëndron në pushtet pasi ecën në kufirin tjetër të ligjit, si psh. duke përdorur Bajrat për zgjedhje, duke vjedhur të dhënat e 900 mijë shqiptarëve dhe nuk po i jep as të drejtat minimale opozitës, nëpërmjet komisioneve hetimore në parlament.

Bushati: Është bërë mjerim i madh në çdo studio. Po hape me telekomandë, nuk gjen më njeri ti vërë fytyrën për të mbrojtur Edi Ramën. Komisioni hetimore duhet të bëhen, ore po fushatë me Bajrët duhet të bëjë PS, jo nuk është mirë të bëjë fushatë me Bajrat, s’besoj se thotë njeri që është mirë, ore po ti vidhen 900 mijë qytetarëve shqiptarëve të dhënat për hir të PS, jo nuk është mirë ti vidhen, ore po ata banditët në Elbasan kur vodhën ato që blinin karta identiteti, është mirë, jo nuk është mirë!

Po Edi Rama është ky pra që qëndron në pushtet se bën nga këto gjëra. Pra të gjithë thonë që komisionet jo opozitën mos ta shkelin por në fund Edi Rama ky është pra prandaj dhe po rri në pushtet. Se gjithmonë ecën në kufirin tjetër të ligjit. Dhe debatin këtu duhet ta bëjmë.

S’gjen njeri të thotë që opozitës ti vihet çelsi, vetëm Taulant Balla e thotë, s’ka komision hetimor nga non gratat. Njeri normal që ka dy pare mend dhe ruan fytyrën e vetë nuk ka ta thotë.

Problemi është këtu por pse ndodh kjo? Pse kur ne biem dakord të gjithë këtu që opozitës kjo e drejtë minimale duhet ti jepet, nuk i jepet dhe çfarë sinjali është ky, kur të drejtat minimale në një vend opozitës nuk i jepen? Jemi më në demokraci? Kush po na e shkatërron këtë regjim që e kemi pranuar të gjithë si është demokracia? Dhe këtu duhet të fillojë muhabeti se po u morëm me detajet dhe të humbasim pikturën e madhe të asaj që po ndodh, këtu është manipulimi për mua.

S’ka sens debati të themi se po kjo duhet lejuar, po kjo duhet lejuar por s’kemi çfarë bëjmë tani se kemi njërin që nuk i lejon.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco