Çollaku i Bashës: Aksioni i opozitës në Parlament i gabuar, ne jemi opozita që i duhet Ramës

Çollaku i Bashës: Aksioni i opozitës në Parlament i gabuar, ne jemi opozita që i duhet Ramës

20:23, 30/10/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD së Vulës, Kreshnik Çollaku, ka kritikuar deputetët opozitarë pas aksionit që zhvilluan sot në Kuvend, duke u shprehur se kjo sipas tij, “është pikërisht lloji i opozitës që i duhet Edi Ramës”.

Çollaku shprehet më tej se sipas tij ky lloj opozitarizmi ka dhënë prova mjaftueshëm që refuzohet nga qytetarët normal të këtij vendi.

“Ky lloj opozitarimi është asgjësim i opozitarimit të vërtetë, i Opozitës së Njerëzve”, shprehet ai.

Nje Opozite qe dhunon veten e te tjeret..,eshte pikerisht lloji i opozites qe i duhet Edi Rames.

Nje dhurate te tille Regjimi i degraduar i Edi Rames nuk e meriton.

Ky lloj opozitarizmi ka dhene prova mjaftueshem qe refuzohet nga qytetaret normal te ketij vendi.

Ky lloj opozitarizmi eshte asgjesim i opozitarizmit te vertete, i Opozites se Njerezve”, shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco