Berisha: Thjeshtra e Ramës shkon tender pas tenderi! Vetëm oborri i sarajeve të tyre është sa një park, por ai nuk lejon hetimin

Berisha: Thjeshtra e Ramës shkon tender pas tenderi! Vetëm oborri i sarajeve të tyre është sa një park, por ai nuk lejon hetimin

13:29, 30/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka denoncuar sot përfitimet që po nxjerrin nga fondet shtetërore, njerëzit më të afër të familjes së Ramës, si në rastin e tenderave që përvetëson vajza e bashkëshortes së tij dhe standartin e dyfishtë që ndiqet nga Kuvendi dhe drejtësia për hetimin.

"Ju jeni dëshmitarë që Edi Rama pasi vodhi mandatet me këta, - tha Berisha sot, - tani ai edhe atë opozitë që kishte mbetur pas grabitjes së mandateve, e paralizoi, e bëri të paqenë. Nuk lejonte komisionet hetimore parlamentare, të cilat janë laksative në Kushtetutën e vendit. Nuk lejonte hetimin e konfliktit të interesit, ku ai është njeriu më i zhytur në gropën e gjirizit të interesit. Ku, Koço Kokëdhimës, për përfitime iu hoq mandati, kurse Edi Ramës për Rea Xhillarin, vajzën e familjes së tij me ligj. Në ligjin shqiptar të njëjtën pozite familjare që ka Gregu, ka edhe Rea. Po ajo shkon tender pas tenderi."

Duke folur për përjashtimin e deputetëve të PD nga seancat parlamentare, Berisha theksoi: "Vendimi është totalisht i paligjshëm. Vendimi është në parimin e asgjësimit të opozitës në parlament. Prandaj opozita zgjodhi që fillimin ta bëjë në sallën e parlamentit.

Ne nuk ndryshojmë asgjë. Ata që nuk duan opozitë në Shqipëri, ne do qëndrojmë në emër të atyre që janë opozitarë dhe do vazhdojmë betejën tonë pa kthim. Askush të mos mendojë se ka tërheqje, ka vetëm betejë. Ka betejë pa kthim. Në parlament, shumë shpejt në rrugë e me radhë.

Ju jeni dëshmitarë që Edi Rama pasi vodhi mandatet me këta, tani ai edhe atë opozitë që kishte mbetur pas grabitjes së mandateve, e paralizoi, e bëri të paqenë. Nuk lejonte komisionet hetimore parlamentare, të cilat janë laksative në Kushtetutën e vendit. Nuk lejonte hetimin e konfliktit të interesit, ku ai është njeriu më i zhytur në gropën e gjirizit të interesit ku, Koço Kokëdhimës, për përfitime iu hoq mandati, kurse Edi Ramës për Rea Xhillarin, vajzën e familjes së tij me ligj. Në ligjin shqiptar të njëjtën pozite familjare që ka Gregu, ka edhe Rea. Po ajo shkon tender pas tenderi.

Nuk lejon hetimin e ndërtimit të sarajeve të tij në Surrel. Vetëm oborri i sarajeve është park, 5 mijë metër katror. I blerë me 2.5 dollarë, në një kohë kur në atë kohë shitej me minimumi 25 dollarë. Me dokumente. Dhe ajo tokë nuk mund të merrej. E ka marrë në kundërshtim me ligjin.

Dhe çfarë thotë ai për atë? Zonja Rama thotë se e bëri me paratë e Kurbanit? E imagjinoni ju apo jo, me paratë e një libri? Dhe në tatime nuk kë një faturë. Ku janë paratë? Ai thotë jo, unë kam qenë në emigracion. Ke qenë në emigracion, i akuzuar nga Fatos Nano si shitës i ikonave të vjedhura. Por problemi është se nuk ke fatura, as bankare. Si erdhën ato para nga emigracioni? Si erdhën?

Tjetra ka pallatin 5-katësh në mes të pallateve, pa asnjë faturë bankare, tatimore, hetimore, ndërtimore. Asnjë. Nga doli zonjë "para gjaku"?! Çfarë "parash gjaku"?! Paratë e gjakut janë paratë e vrasjes dhe larjes së hesapeve. Nuk besoj që i vëllai i saj është i tillë se nuk kam të dhëna!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco