Berisha: Mandati i Shkodrës është mandat i Bajrëve! Motiv themelor për betejën tonë pa kthim është rikthimi i votës së lirë

13:15, 30/10/2023
A+ Aa A-

Nga konferenca për shtyp e Kryetarit të PD, Sali Berisha, dhënë sot në selinë e PD-së, ku ai shfaqi pamje filmike të bandave kriminale që përshkonin Shkodrën më 14 maj 2023, ditën e zgjedhjeve vendore, me qëllim frikësimin e votuesve dhe për t'ia dhënë pushtetin, Kryeministrit Edi Rama.  

Berisha: "Një moment dua t’ju sqaroj këtu. Nuk ka qenë e mundur të disponohen videot e të gjithë udhëtimit, të gjithë terrorit nëpër të gjithë Shkodrën, sepse njerëzit kanë frikë të japin videot. Këto video kemi mundur të sigurojmë dhe këto video ua paraqitëm ju, të cilat tregojnë qartë se çdo gjë mund të ishte në Shkodër, përveçse votim jo.

Mandati i Bashkisë së Shkodrës është mandat i Bajrëve dhe ne kurrë nuk do e pranojmë. Ne u deklarojmë shqiptarëve dhe në radhë të parë qytetarëve të Shkodrës, se motiv themelor për betejën tonë pa kthim, është rikthimi i votës së lirë, vota e qytetarëve pa terror të bandave kriminale, vota pa blerje masive të votës, vota e qytetarëve shqiptarë, njëlloj si qytetarë të vendeve të lira.

Është një betejë jo e lehtë, por është betejë që ne e fitojmë. I garantoj qytetarët se ne do e fitojmë këtë betejë dhe do u japim mundësi që të votojnë në dinjitet të plotë.

"Policia dhe Bajrët janë një. Ju e patë që policia i shoqëronte. Një makinë policie ishte me ta"

Kamerat nuk janë në asnjë mënyrë të policisë. Policia dhe Bajrët janë një. Ju e patë që policia i shoqëronte. Një makinë policie ishte me ta. Por kamerat sigurisht që janë të bizneseve përreth, por edhe të qendrave të votimit, por nuk janë marrë nga qendrat e votimit.

Janë filmime të ofruar anga njerëz me guxim që kanë dashur të ndihmojnë, të bëjnë transparencën.

Nuk janë të policisë, policia ishte me ta.

Ne kemi kërkuar kamerat, me detyrim nuk janë marrë. Sikundër kemi treguar mirëkuptim ndaj atyre që nuk kanë fuxuar të japin  kamerat. Sepse Bajrët janë një strukturë parashtetërore, e cila mbështetet direkt nga kryeministri. Ka lidhje direkte intensive me Taulant Ballën."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco