'Sapo të shpërthejë kriza e parë në PS, shkërmoqja do të jetë e shpejtë, se atë parti e lidhin vetëm interesat me liderin' Majtas grupi parlamentar i PS, djathtas Edit Harxhi, anëtare e Kryesisë së PD

'Sapo të shpërthejë kriza e parë në PS, shkërmoqja do të jetë e shpejtë, se atë parti e lidhin vetëm interesat me liderin'

10:45, 30/10/2023
A+ Aa A-

"Partia Socialiste sot është një parti e cila është lidhur, edhe ai grup parlamentar është i lidhur, vetëm për arsye interesash me liderin - jo për arsye ideologjike, kështu që jam e sigurt që shkërmoqja do të jetë shumë e shpejtë"

Në kushtet kur deputetët e opozitës kanë nisur qëndresën e tyre në parlament dhe kur pikërisht në seancën e sotme pritet edhe vazhdimi i saj, vërehet se deputetët e PS po shfaqen të bashkuar rreth Kryeministrit Edi Rama dhe po votojnë pa bërë zë, çdo sulm apo goditje të programuar kundër PD dhe opozitës në tërësi.

Për këtë sjellje, këtë pozicion të mazhorancës kundër PD në Kuvend, kur paralelisht është nisur edhe një proces politik në SPAK kundër kryetarit të opozitës, dha gjykimin e saj sot znj. Edit Harxhi, anëtare e Kryesisë së PD, eksperte e shkencave politike dhe e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Znj. Harxhi, gjatë një interviste sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, u pyet ndër të tjera nga moderatori Flavio Qarri se nga vjen ky unitet në grupin parlamentar të PS-së, kjo lloj mbështetje ndaj liderit.

“Mendoj se ky në radhë të parë është I Pari i së majtës, - shpjegoi znj. Harxhi. -  Po ta shihni sot të djathtën në SHBA, është një e djathtë mjaft e shpërbërë, ka probleme pothuajse të njëjta me këtë në Shqipëri. Është fenomen që ndodh shpeshherë në shumë vende të botës me majtën, mbi të gjitha me të majtën këtu në Shqipëri, e cila është e majtë që vjen nga Partia e Punës, është e majtë që ka qenë e majtë radikale dhe gjoja është veshur me petkun, është modernizuar pak sot nën emrin e Partisë Socialiste, por mbetet ende një e majtë e cila rrethon liderin “suprem” në rastin aktual. Kështu që ata shkojnë siç e thonë anglezët - “in arms”, domethënë ata shkojnë nën thirrjen e armëve, të gjithë bashkë, të bashkuar.

Shpeshherë flasin në emër të popullit, megjithatë, pavarësisht kësaj, unë vë re që bashkimi i tyre nuk është një bashkim përmbajtësor. Është një bashkim sipërfaqësor për interesa, siç e thatë edhe ju... zgjedhjet e 2021-shit, zgjedhjet e 14 Majit apo dhe zgjedhjet që do të vijnë në 2025-n, sepse mendoj se Partia Socialiste në këto momente është më e brishtë se kurrë, pavarësisht liderit të saj suprem, i cili dëshiron natyrisht që të ndryshojë Kushtetutën me anën e Lulzim Bashës dhe do të shihte mundësin që të bëhej edhe president, në qoftë se do të ishin kushtet, në qoftë se do të arrinte t’i krijonte kushtet, por problemet e brendshme të tyre  janë probleme të cilat lidhen nga korrupsioni masiv, nga krimi i organizuar dhe nga kjo “gjueti” që po bën z. Rama dhe lëshim që po i bën z. Rama, njerëzve të tij.

Kështu që mos e shihni se ata janë kaq të bashkuar dhe që janë të bashkuar në përmbajtje! Përkundrazi, unë mendoj që në momentin që do të ndodhë, do të hapet, do të shpërthejë  kriza e parë në Partinë Socialiste, ajo parti do të ketë një të ardhme shumë-shumë të rëndë dhe ne do të themi atëherë “paskan qenë shumë ndryshe demokratët, të paktën paskan pasur një lider, paskan pasur ca njerëz, të cilët i kanë mbajtur dhe kanë arritur që ta mbledhin ideologjikisht partinë” - por Partia Socialiste sot është një parti e cila është lidhur, edhe ai grup parlamentar është i lidhur, vetëm për arsye interesash me liderin, jo për arsye ideologjike - kështu që jam e sigurt që shkërmoqja do të jetë shumë e shpejtë,” nënvizoi Harxhi./ar/sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco