VIDEO/ Xhaferri: Dosja e SPAK me akuza politike! Shoqëria s’do të jetë më brenda rendit kushtetues

16:56, 29/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderator Arnold Karriqi, kryetari i FRPD-së Besart Xhaferri ka folur për aksionin e opozitës dhe rezistencën në parlament si dhe dosjet politike të SPAK ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit me dosjen ‘Partizani’.

Xhaferri theksoi se mënyra se si u ndalua Jamarbër Malltezi dhe shkelja e procedurave për dhënien e masës ndaj kryetarit të PD-së Sali Berisha, ishte një strategji terrorizuese që duan ti bëjnë të gjithë popullit opozitar.

Sipas kreut të FRPD-së, thyerja e procedurave nga ana e SPAK dhe GJKKO nuk është bërë nga naiviteti i tyre apo se ata e mendojnë kushtetutën ndryshe, por është bërë me qëllim në mënyrë që të sjellin mesazhin që ne jemi shumë arrogantë, jemi më të fortë dhe ne nuk pyesim për ligje.

Gjithashtu Xhaferri u ndal edhe te dosja voluminoze e SPAK prej gati 200 faqesh, ku tha se është një dosje e varfër nga ana juridike, por është shumë e pasur nga ana politike dhe nga akuzat politike.

‘Është një sinjal që duhet kundërshtuar me forcë nëse ata thyejnë kushtetutën dhe shoqëria nuk do të jetë më brenda rendit kushtetues siç ata pretendojnë sepse çdo veprim merr një kundërveprim kur vjen përgjigjja’, u shpreh Xhaferri.

Xhaferri: Strategjit terrorizuese që duan ti bëjnë gjithë popullit opozitar. Unë e kam ndarë në dy plane këtë çështje.

E para është antikushtetushmëria e masave që janë marrë ndaj liderit të opozitës që është edhe deputet në Parlamentin e Shqipërisë. Thyerja e kushtetutës sado mund të duket se një personazh si Sali Berisha nuk mund të fshihet pas imunitetit kjo është e vërtetë sepse ai është i vetmi që ka nisur një nismë në parlament që të hiqet imuniteti por kjo s’do të thotë që ai duhet të pranojë që vetëm për atë të thyhet kushtetuta kur për deputetë të së majtës janë respektuar të gjitha në mënyrë rigoroze.

Thyerja e procedurave nuk është bërë nga naiviteti i tyre apo se ata e mendojnë kushtetutën ndryshe, është bërë me qëllim në mënyrë që të sjellin mesazhin që ne jemi shumë arrogantë, jemi më të fortë dhe ne nuk pyesim për ligje. Është një sinjal që duhet kundërshtuar me forcë nëse ata thyejnë kushtetutën dhe shoqëria nuk do të jetë më brenda rendit kushtetues siç ata pretendojnë sepse çdo veprim merr një kundërveprim kur vjen përgjigjja.

Dhe në planin e dytë, nëse do jemi te një dosje prej 200 faqesh voluminoze është një dosje e varfër nga ana juridike. Është shumë e pasur nga ana politike, është shumë e pasur nga akuzat politike dhe është munduar të trajtohet që akuza të kthehet në dyshime sepse në prova jo e jo që nuk kthehen.

Por problemi më i madh për një qytetar që nuk ka ngjyrime politike dhe i do të gjithë politikanët në burg, edhe këtu është një problem sepse po ndiqet njeriu që nuk ka asnjë firmë, nuk ka firmosur asnjë dokument, por personat që kanë firmosur, që është një çështje që ka filluar një vitin 1994 dhe ka përfunduar në 2018 ai zhvillim i asaj toke, atëherë këtu ke gjashtë palë qeveri, ke 10 ministra, 2 president republike dhe 3 kryetarë të Bashkisë së Tiranës, po këta pse nuk janë nën hetim?

Minimalisht të jenë në hetim dhe pastaj në mënyrë të barabartë të kenë edhe masën e ndalesës.

Që këtu demontohet kjo çështje dhe njerëzit e shohin që ka selektivitet të komanduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco