Ersi Nishani: Krischbaum në vend që t'i dilni në krah Bashës, raportoni në Bundestag për shtetin partiak të Ramës

Ersi Nishani: Krischbaum në vend që t'i dilni në krah Bashës, raportoni në Bundestag për shtetin partiak të Ramës

10:14, 29/10/2023
A+ Aa A-

Ersi Nishani i ka drejtuar një mesazh në gjermanisht, deputetit të CDU-së, Gunter Krichbaum, i cili një ditë më parë gjatë një konference për mediat, i doli në krah Lulzim Bashës.

Djali i ish-presidentit Nishani, shkruan se, në vend që të përkrahë Bashë, Krichbaum të raportojë në Bundestag për shtetin një partik të Edi Ramës.

Reagimi i Ersi Nishanit:

Zoti Krischbaum!

Boll sulmuat liderin e opozitës shqiptare dhe simotres se CDU. Interesat tuaja personale me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën janë prerogativë e juaja, por ju lutem mos flisni në emër të CDU-së dhe CSU-së.

Në vend që të insinuoni kundër të vetmes opozitë të mbetur në vend, duhet të raportoni në Bundestag për shtetin e frikshëm njëpartiak alla Putin që ka ndërtuar Edi Rama dhe opozitën e rreme të drejtuar nga miku juaj i dashur Lulzim Basha, qëllimi i vetëm i te cilës është shkatërrimi i demokracisë në Shqipëri!

Mesazhi në gjermanisht:

Herr Krichbaum!

Hören Sie doch mit Ihren Angriffen gegen den albanischen Oppositionsführer und die CDU-Schwesterpartei auf!

Ihre persönlichen Interessen mit Edi Rama und Lulzim Basha sind Ihr Problem, aber BITTE sprechen Sie nicht im Namen der CDU und CSU.

Anstatt der einzigen Opposition im Lande falsche Unterstellungen zu machen, sollten Sie lieber im Bundestag über den beängstigenden Putin-artigen Einparteienstaat berichten, den Edi Rama in Albanien aufgebaut hat, und über die Scheinopposition, die von Ihrem lieben Freund Lulzim Basha angeführt wird dessen einziges Ziel ist, die Demokratie in Albanien zu zerstören.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco