Dule komenton nga Bularati situatën politike: Me Berishën u shkelën parimet kushtetuese

15:49, 28/10/2023
A+ Aa A-

Syri-Tv

Kreu i partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule, nga Bularati ka komentuar situata e fundit politike në vend dhe në veçanti atë çfarë ndodh te opozita.

Sipas Dules për çështjen e kreut të PD Sali Berisha janë shkelur parimet kushtetetuese pasi SPAK duhet te kërkonte në fillim heqjen e imunitetit dhe me pas të jepte masën e sigurisë.

Ndërkohë që Zëvendësministri i Jashtëm Grek, Giorgos Kotsiras është ndalur te arrestimi i Fredi Belerit. Kotsiras ka deklaruar se Greqia shpreson që çështja Beleri të zgjidhet sa më shpejt nga autoritetet shqiptare. Po ashtu ai ka theksuar se kjo çështje duhet që të zgjidhet sipas standardeve të BE-së.

" Ashtu sic është diskutuar marrëveshja dy paleshe per eshtrat te njejtin bashkepunim kerkojme per ceshtjen Beleri, me qellim qe te mos vazhdoje te ndikoje negativisht në marredheniet mes dy vendeve. Sic është theksuar nga kryeministri Mitcotaqis, Fredi Beleri ka te drejte te betohet si kryetar i bashkise se Himares, e drejte qe buron nga kushtetuta  dhe eshte absolutisht korrekte me te drejten europiane, Greqi mbeshtet ne menyre te palekundur hyrjen e Shqiperise ne BE por kjo nenkupton respektimin e shtet ligjor"

Paraditen e kësaj të shtune në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë u zhvillua ceremonia në nderim të JO-së së Greqisë kundër fazhizmit italian, që përkujton 28 tetorin e 1940-ës kur nisi lufta italo -greke.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco