Apeli i Gjykatës së Posaçme lë në fuqi sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt

Apeli i Gjykatës së Posaçme lë në fuqi sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt

10:26, 28/10/2023
A+ Aa A-

Apeli i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzon kërkesën e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për ankimimin e bërë për pasurinë e sekuestruar.

NJOFTIMI I GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më 28.10.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 158 akti, datë 18.10.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi A.A., ndaj vendimit nr. 364, datë 26.09.2023 (lidhur me sekuestron e pasurisë) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 364 akti datë 26.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco