Për shkak të drejtësisë së kapur, Shqipëria nxin, ndërsa Kosova ndrin

Për shkak të drejtësisë së kapur, Shqipëria nxin, ndërsa Kosova ndrin

10:08, 28/10/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili.

Për shkak të reformës së kapur në drejtësi, Shqipëria nxin, ndërsa Kosova ndrin!

Raporti i “Projektit Botëror të Drejtësisë” (World Justice Project), konfirmon se në Indeksin Global për zbatimin e ligjit, Shqipëria bie me 23 vende nga 2017.

 A mund të flitet më për reformë në drejtësi në Shqipëri?

A mund të justifikohen dot dhjetëra e qindra milionë euro të shpenzuara në këtë reformë me rezultatet katastrofike që prodhoi?

A e shpëton dot propaganda këtë reformë ndërsa realiteti nxin?

A mund të justifikohet dot kjo reformë nuk përmirësoi as edhe një tregues të vetëm?

A mund të gënjehen dot më qytetarët, që shohin e prekin një drejtësi shumë më të keqe se ajo që lamë pas?

A është reformë ajo që krijoi një drejtësi të kapur dhe me regji?

A është reforme ajo që betonoi pandëshkueshmërinë e kryeministrit të certifikuar si fajtor e përgjegjës për kaq e kaq afera qindra milionë euro?

A është reformë ajo që përkeqëson zbatimin e ligjit dhe rrit në mënyrë kritike korrupsionin?

 Krahasimi me Kosovën ku një reformë e tillë shkatërrimtare nuk ka ndodhur u jep përgjigjje shumë të qartë këtyre pyetjeve.

Raporti i “Projektit Botëror të Drejtësisë” (Ëorld Justice Project) është një asgjesues për propagandën e pështirë me reformën në drejtësi.

Në Indeksin e zbatimit të ligjit nga viti 2017, kur reforma në drejtësi filloi zbatimin, Shqipëria është rrokullisur plot 23 vende më poshtë.

Nga vendi 68 që ishte në vitin 2017, në vendin 91 ku ndodhet aktualisht në vitin 2023.

Ndërsa Kosova ndodhet në vendin 58 pra 33 vende diferencë me Shqipërinë ku qeveris Rama.

Për korrupsionin, Shqipëria renditet e 108 ndërsa Kosova e 64, pra plot 44 vende.

Përfundime:

E pra, Shqipëria nxin dhe Kosova ndrin sepse në Shqipëri reforma në drejtësi u kap nga Edi Rama.

Pseudoreforma gjoja u ndërmor për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të luftuar korrupsionin në çdo nivel!

Por realiteti i fakteve tregon shumë qartë që pseudo-reforma në drejtësi jo vetëm që nuk e përmirësoi zbatimin e ligjit, por e përkeqësoi në mënyrë skandaloze dhe jo vetëm nuk e uli korrupsionin, por e thelloi në mënyrë flagrante.

Drejtësia e kapur dhe me regji me qëllim nuk përballet me shkakun kryesor të korrupsionit dhe rrënimit të shtetit ligjor, që është vetë Edi Rama, por vetëm bën skena propagandistike për t'ju shmangur përballjes e për të bërë sikur po punon.

Rezultatet flasin vetë dhe ato janë asgjesuese për propagandën dhe teatrin mediatik të Ramës dhe Rilindjes.

Ndaj Shqipëria nxin, ndërsa Kosova ndrin!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco