'Pronat e falsifikuara të Gaçit dhe Gjokës'/ Bardhi: Rama ka firmën e tij! Refuzoi komisionet për investimet strategjike

'Pronat e falsifikuara të Gaçit dhe Gjokës'/ Bardhi: Rama ka firmën e tij! Refuzoi komisionet për investimet strategjike

16:39, 27/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit Parlamemtar të PD Gazment Bardhi ka reaguar për sekuestrimin e pronave të investitorëve strategjikë Artan Gaci dhe Pëllumb Gjoka, të cilët njihen publikisht si miqtë e kryeministrit Edi Rama.

Në një reagim në Facebook, Bardhi thekson se sekuestrimi i pronave të disa investitorëve strategjikë e vendos Edi Ramën në pozitën e një kryeministri që ka abuzuar rëndë me pushtetin.

‘Tani bëhet krejt e qartë arsyeja përse Edi Rama dhe maxhoranca e tij refuzuan ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike. Tani bëhet krejt e qartë arsyeja përse Edi Rama dhe maxhoranca e tij refuzuan ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike’, shkruan Bardhi.

Postimi i plotë:

Sekuestrimi i pronave të disa investitorëve strategjikë e vendos Edi Ramën në pozitën e një kryeministri që ka abuzuar rëndë me pushtetin. Përveç miqësisë me Kryeministrin, qartësisht duket se kriteri mbi të cilin Edi Rama i ka shpallur investitorët strategjikë ka qenë grabitja e pronave publike e private prej tyre!

Një kryeministër i ndershëm nuk mund të shpallë investitorë strategjikë persona që kanë përfituar pronat në Bregdet përmes fallsifikimit. Një kryeministër i ndershëm nuk mund të shpallë investitorë strategjikë trafikantë droge dhe porositës vrasjesh me pagesë.

Tani bëhet krejt e qartë arsyeja përse Edi Rama dhe maxhoranca e tij refuzuan ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike. Shumë prej tyre nuk kanë të bëjnë me zhvillimin, por me pastrimin e parave nga punët e pista. Me këto para kanë blerë edhe fallsifikimin e pronave, ku kanë ngritur dhe po ngrenë perandorinë e krimit dhe të korrupsionit.

Mbi këto vendime, Edi Rama ka vendosur firmën e tij dhe nuk duhet të jetë e largët dita, kur ai do të duhet të përballet me drejtësinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco