Gjykata e mbajti të fshehtë/ SYRI TV kontakton avokaten Teodoresku: Jam njohur që dje me dosjen

19:39, 26/10/2023
A+ Aa A-

Avokatja Valentina Teodoresku, e kontaktuar në telefon nga gazetatari i Syri TV, Fatjon Gjinaj, deklaroi se është njohur që dje me një pjesë të akteve të dosjes, edhe pse Gjykata Posaçme e kishte të mbajtur të fshehtë përzgjedhjen e saj.

Gjykata deklaroi në mëngjes se kishte zgjedhur me short dy avokatet, Rabije Cenaliaj e Jalldiz Kastratit, por në mënyrë të fshehtë, pasi siç duket e priste që avokatet Cenaliaj dhe Kastrati do të tërhiqeshin, kishte caktuar edhe Teodoreskun.

Gjatë bisedës me gazetarin Gjinaj, avokatja Teodoreskun është shprehur se pjesën tjetër të akteve i ka njohur sot, dhe ka bërë mbrojtje efektive.

Pasi u informua se nga kush ishte telefonata, avokatja refuzoi të jepte më komente, duke mbyllur edhe telefonin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco