Skandali/ Nën hetim nga SPAK, Rama e fut Beqajn në kupolën e grupit negociator me BE-në

Skandali/ Nën hetim nga SPAK, Rama e fut Beqajn në kupolën e grupit negociator me BE-në

19:02, 26/10/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama vazhdon të marrë nën mbrojtje Ilir Beqajn, edhe pse ai po hetohet nga SPAK për aferën e sterilizimit dhe të tjera çështje.

Pasi e uli përpara presidentit francez, Emmanuel Macron, që të nënshkruajë një marrëveshje, Rama ka bërë një tjetër lëvizje.

Ilir Beqaj do jetë pjesë e grupit negociator mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Vendimi ka ardhur pas disa ndryshimeve në kupolën drejtuese të përbërjes së grupit negociator për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, teksa Romina Kuko, zëvendësministre e Brendshme, nuk do të jetë më pjesë e përbërjes së grupit negociator.

Ajo do të zëvendësohet nga Ilir Beqaj, aktualisht drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.

Qeveria ka bërë disa ndryshime në vendimin për përbërjen, rregullat e funksionimit dhe trajtimit financiar të grupit negociator dhe detyrat e kryenegociatorit për zhvillimin e negociatave të aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

"Mbështetur në ligjin për shërbimin e jashtëm, për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, me propozimin e ministrit të Shtetit dhe Kryenegociator, Këshilli i Ministrave vendosi që në bazë të vendimit për përbërjen, rregullat e funksionimit dhe trajtimin financiar të grupit negociator dhe detyrat e Kryenegociatorit për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Romina Kuko, zëvendësministre e Brendshme do të zëvendësohet me Ilir Beqaj, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës," thuhet në njoftim.

Ndërkaq edhe Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, negociator përgjegjës për kapitullin për energjinë largohet nga kjo detyrë dhe në vend të tij emërohet Enkelejda Muçaj, zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco