SKANDAL/ Rama e mbron Ilir Beqajn publikisht, e ul të nënshkruajë marrëveshje para Macronit

SKANDAL/ Rama e mbron Ilir Beqajn publikisht, e ul të nënshkruajë marrëveshje para Macronit

20:20, 17/10/2023
A+ Aa A-

Ilir Beqaj u shfaq sot publikisht dhe as më shumë dhe as më pak, por në takimin e nivelit të lartë mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Beqaj mori pjesë në nënshkrimin e katër marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Francës në kuadër të Partneritetit Stratagjik mes dy vendeve.

Edhe pse është nën hetim nga SPAK për disa dosje skandaloze koncesionesh në vend, Beqaj u ul përpara Macron dhe nënshkroi një marrëveshje si drejtor i Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik.

Në këtë mënyrë, Rama sfidoi hapur jo vetëm SPAK-un, por edhe ndërkombëtarët.

Kujtojmë se ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, braktisi një takim ku ishte i pranishëm Ilir Beqaj.

Ndërkohë, prokurorët e SPAK hetuan në mënyrë skandaloze dosjen e sterilizimit, ku Beqaj shfaqet si aktori kryesor i abuzimit prej dhjetëra milionë euro.

Dosja shkoi në gjykatë, por kjo e fundit vendosi të kërkojë hetime më të plota, që të përfshijnë edhe Ilir Beqajn si firmosësi kryesor i koncesionit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco