'World Justice Project' dhe 'sukseset” e reformës Soros-Rama

'World Justice Project' dhe 'sukseset” e reformës Soros-Rama

13:04, 26/10/2023
A+ Aa A-

Nga Edi Paloka.

Ja dhe “sukseset” e reformës Soros-Rama në drejtësi në raportet e institucioneve prestigjioze ndërkombëtare. U bë “reformë” për ta kthyer drejtësinë në kohën e gjyqeve të diktaturës!

“World Justice Project” - Shqipëria shënon përsëri rënie, renditet e 91-ta nga 142 vende në Indeksin e Sundimit të Ligjit, Kosova ngjitet në vendin e 58 nga 142.

"2023 WJP" Indeksi i Sundimit të Ligjit, zbulon se sundimi i ligjit ra në nivel global për të 6-in vit radhazi. Gjatë 2023, sundimi i ligjit ra në 59% të vendeve të anketuara—përfshirë Shqipërinë.

• Të drejtat e njeriut kanë rënë në 3 nga 4 vende që nga viti 2016, përfshirë Shqipërinë.

• Rezultati i Shqipërisë është ulur, duke u renditur e 10-ta nga 15 vendet e rajonit të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore.

Vendi me renditjen më të mirë në rajon është Gjeorgjia e renditur e 48-ta nga 142 në nivel global, e ndjekur nga Mali i Zi dhe Kosova e 3-ta nga 15 vendet e rajonit.

Tre vendet me rezultatet më të ulëta në rajon janë Bjellorusia, Rusia dhe Turqia, e 117-ta në botë.
Gjatë shtatë viteve të fundit, pikët e treguesit për Kufizimet e Pushtetit të Qeverisë kanë rënë në 74% të vendeve, përfshirë Shqipërinë.

Në mbarë botën, parlamentet, gjyqësori dhe shoqëria civile – duke përfshirë mediat – kanë humbur terren në kufizimin e pushtetit ekzekutiv.

Këto dhe tendenca të tjera autoritare vazhduan në vitin 2023. Nga ana tjetër, rëniet në funksionimin e sistemeve të drejtësisë tani po përhapen.

Dy të tretat e vendeve (66%) shënuan rënie në Treguesit për funksionimin e Drejtësisë Civile këtë vit, nga 61% e vendeve vitin e kaluar, përfshirë Shqipërinë.

Vonesat e tejzgjatura të drejtësisë dhe zbatimi më i dobët janë kryesisht faktorët që kanë ndikuar negativisht. Ndërkohë, pikët për drejtësinë penale ranë për më shumë vende këtë vit (56%) sesa vitin e kaluar (55%).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco