'Sot nuk ka më asnjë dyshim se Edi Rama qëndron prapa aktakuzës politike kundër kryetarit të PD'

'Sot nuk ka më asnjë dyshim se Edi Rama qëndron prapa aktakuzës politike kundër kryetarit të PD'

13:04, 26/10/2023
A+ Aa A-

Nga Bardh Spahia

Sot nuk ka më asnjë dyshim se Edi Rama qëndron prapa aktakuzës politike kundër kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Shikoni në dokumentin e shkëputur nga analiza e gjykatës. [👇]

Nuk guxojnë njerëzit “e pavarur” të drejtësisë, që t’i përmendin emrin Kryetarit të Këshillit të Territorit të Tiranës. Në 2006-ën ishte Edi Rama, si kryetar i KRRT-së që ndryshoi destinacionin e Sportklubit “Partizani”, nga terren sportiv në truall ndërtimi dhe më pas, ishte po Edi Rama, ai që dha leje ndërtimi në atë zonë, por drejtësia ka rilindur e verbër për pushtetin.

Kjo që ka nisur, nuk është një betejë personale juridike e liderit të opozitës. Kjo është një betejë e madhe politike për liri dhe demokraci. Beteja duhet të jetë e çdo shqiptari që lirinë e tij nuk do që t’ia dorëzojë qeverisë. Këtë vetëdije e ka çdo komb i qytetëruar që për lirinë dhe të drejtat ka bërë sakrifica të mëdha.

Jam i bindur se, megjithëse jemi përballur me shumë zhgënjime, këtë vetëdije e kemi edhe në shqiptarët. Ne na takon të reagojmë, pasi nesër do të jetë radha e kujtdo që pushteti e sheh si kundërshtar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco