VIDEO/ Si gjykatësja Irena Gjoka i paracaktoi 'avokatin' Berishës! Ja çfarë tregon Gjokutaj për Artan Simonin

18:32, 25/10/2023
A+ Aa A-

Avokati i kryetarit të PD-së, Sali Berisha në përballej me SPAK për akuzat e ngritura, Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka treguar se si gjykatësja e çështjes, Irena Gjoka e kishte parashikuar situatën dhe kishte marrë masa që të paracaktonte edhe një avokat tjetër.

Gjokutaj ka treguar se gjyqtarja Gjoka ishte tërhequr 1 orë nga çështja dhe më pas ka emëruar një avokat kryesisht që siç edhe ngriti dyshimet, dukej që ishte i paracaktuar, sepse avokati është gjetur brenda gjykatës.

‘Ne i dolëm borxhit gjykatës dhe në përpjekje maksimale për ta nxjerrë gjykatën nga ky ngërç që ka futur veten, bashkë me SPAK-un, që të na jepte edhe në mënyrë elektronike materialin që të vijojmë seancën, ajo nuk pranoi në mënyrë kategorike.

Pati një nervozizëm dhe gjyqtarja Irena Gjoka është tërhequr 1 orë, sa ka thirrur këtë avokatin Simoni, sepse siç duket e ka parashikuar, sepse një gjyqtare që të tërhiqet 1 orë, e di se çfarë do të bëjë dhe e ka thirrur këtë Simonin.

Ai është gjendur jashtë orarit zyrtar, çuditërisht menjëherë, me zëdhënësen e gjykatës në sallë. Kjo ishte tabloja e sotme.

Ky është avokati që do të mbrojë interesat e Berishës dhe do të rrëzojë padinë e Taulant Ballës dhe do të përballet me SPAK-un për të mbrojtur interesat e Berishës’, tha Genc Gjokutaj në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco